Connect with us

Lajme

Rama kujton Shotë Galicën

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rubrikën e tij në Facebook Amarcord, përkujtoi sot Shotë Galicën.

“Kur u nda nga kjo jetë, kishte hyrë tashmë e gjallë në legjendë: Shote Galica (v. korrik 1927)”, shkruan kryeministri Rama.

Shote Galica, emri i vërtetë i së cilës është Qerime Halil Radisheva, lindi në vitin 1895. Shotë Galica ishte luftëtare e shquar e çetave kryengritëse kosovare për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të të gjitha viseve shqiptare, përcjell ksp.

Pa përfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit, ajo luftoi heroikisht për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë e bullgarë. Shotë Galica mori pjesë në më shumë se 40 aksione të rëndësishme kundër armikut. Kundërshtoi politikën e dhunës e të terrorit të regjimit shovinist të Beogradit ndaj popullsisë shqiptare, shpronësimin e shpërnguljen e saj dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare.

Më 1919 mori pjesë në Kryengritjen e Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa më 1922-1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut, e cila shërbente si bazë për kryengritjen e Kosovës e të Malësisë. Në korrik 1924 mori pjesë në mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës (Arbërisë së Vogël). Në korrik 1924 pas vdekjes së të shoqit Azem Galicës, vazhdoi luftimet në krye të çetës së tij. Së bashku me qindra luftëtarë të Kosovës në dhjetor të viti 1924 luftoi kundër ushtrive intervencioniste serbe dhe forcave të Ahmet Zogut.

Nga masakrat e shovenistëve serbë humbi në 22 anëtarë të familjes. Më 3 korrik 1927 Shotë Galica u vendos në Shqipëri, ku vdiq në Fushë Krujë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending