Connect with us

Lajme

Rama gëzohet që shumë shqiptarë udhëtojnë me Air Serbia

Published

on

Kryeministri shqiptar Edi Rama thotë se Kosova është pika më e madhe mospajtuese ndërmjet Shqipërisë e Serbisë dhe kërkon që të mos jetohet në të kaluarën e se duhet punuar në gjërat që forcojnë lidhjet, transmeton Koha.net.

“Marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë e Serbisë tani janë më të mira sesa kurrë më parë. Natyrisht, gjithmonë ka mundësi që ato të jenë më të mira. E kujtojeni, vetëm para dy vjetësh as që kemi folur ndërmjet vetes. Tani po punojmë bashkërisht, ndërtojmë ura bashkëpunimi.

Kemi mundësi të përparojmë me planin aksional shumë ambicioz për komunikacion e tregti qëllimi i të cilëve është heqja e pengesave që iu mundëson njerëzve të udhëtojnë e të tregtojnë lirisht në rajonin tonë. Kjo është vërtetë fantastike”, ka thënë Edi Rama në intervistën për gazetën “Veçernje Novosti” të Beogradit, transmeton Koha.net.

Në pyetjen se cili është problemi më i madh ndërmjet Shqipërisë e Serbisë, Rama është përgjigjur:

“Pa dyshim Kosova. Mosnjohja e Kosovës është shenjë se ende nuk ka gatishmëri për ballafaqim të hapët me të kaluarën e të ardhmen. Por kjo. nuk është diçka që do të pengonte të jemi më të afërt, të njihemi, të punojmë e të tregtojmë bashkë. Më gëzon shumë fakti se mjaft shumë shqiptarë udhëtojnë me Air Serbia. Kjo është shenjë shumë e fuqishme se sa marrëdhëniet normale mund të jenë të dobishme për të gjithë.

Rama ka folur edhe bisedat që po zhvillon me kryeministrin serb:

“Po zhvillojmë biseda miqësore. Natyrisht e dimë se për çfarë nuk pajtohemi. E nuk pajtohemi thellësisht rreth Kosovës. por më duhet të them se, madje, edhe marrëdhëniet e Serbisë e të Kosovës po përparojnë. Kjo është arritur falë liderizmit të Aleksandar Vuçiqit nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, Hashim Thaçit, Isa Mustafës e të tjerët që kanë mundësuar përparimin në dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Në konstatimin e gazetës se “a dini se sa e rëndësishme është Kosova për Serbinë, Rama është përgjigjur:

“Nuk është e domosdoshme të merremi vesh në çdo gjë. Ne jemi pajtuar për të gjitha gjërat që kanë rëndësi për qytetarët tanë. Kam qenë shumë i lumtur që i pari kam mundur të pres të rinj serbë në Tiranë dhe tani po shoh të rinj shqiptarë që po udhëtojnë në Serbi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending