Qytetari që u dënua pse pordhi thotë se ajo është “liri e shprehjes”

Periskopi.com Fun

Një 22 vjeçar nga Austria që ishte në ballinat e mediave vitin e kaluar pasi u dënua me 500 euro për një pordhë që e kishte lëshuar ndaj një zyrtari policor ka argumentuar që pordha e tij në fakt është brenda lirisë së shprehjes.

Në vendimin e lëshuar nga gjykata administrative në Vjenë, gjykata ka dhënë disa detaje të nevojshme për ngjarjen që ndodhi atë ditë.

E gjitha ndodhi më 5 qershor të 2020-s, kur burri që pordhi – i emëruar “Z. AB” – kishte dalë me shokët në një park kur një grup policësh iu afrua gjatë një kontrolli rutinor të identitetit.

Dhe këtu gjërat u përkeqësuan.

“Kur ai lëshoi gazrat e tij, ankuesi ishte ulur në karrigen e parkut,” shkruhet në dokument.

“Shokët e ankuesit kishin qeshur me pordhën dhe dëshmitari F kishte bërë një shaka,” vazhdon dokumenti. Për shkak të kësaj, i pandehuri ishte zgërdhirë para policëve.”

Në gjykatë, 22 vjeçari ka thënë se pordha nuk ishte e qëllimshme dhe se, edhe nëse ishte e qëllimshme, prapë do të ishte brenda të drejtës fondamentale të lirisë së shprehjes.

Por, për fatin e tij të keq, gjykatësi nuk e pranoi këtë argument.

Gjykatësi kishte deklaruar se pordhat nuk përmbajnë “përmbajtje komunikuese”.

Megjithatë, ai i kishte ulur gjobën nga 500 në 100 euro. Avokati i të pandehurit kishte thënë se klienti i tij është i gatshëm të vdes për të drejtën e tij për të pordhur dhe se do ta apelonin vendimin. /Periskopi

Shpërndaje në: