Qosja: Lëreni Handken, Ibrahim Rugova kërkoi të ndalen bombardimet njëjtë si ai

Periskopi.com Lajme

Akademik Rexhep Qosja përmes një shkrimi të gjatë ne facebook ka shkruar në lidhje me kritikat që u bënë për dhënien e çmimit Nobel për letërsi, për shkrimtarin austriak, Peter Handken, përcjellë Periskopi.

Ai ka bërë thirrje që të kujtohet edhe rasti kur Presidenti Ibrahim Rugova kishte kërkuar ndërprerjen e bombardimeve, gjë që sipas tij e ka bërë edhe Peter Handke.

“I njëjti kryetar i partisë më të madhe shqiptare në Kosovë, jo shumë kohë pas nënshkrimit të Marrëveshjes tradhtare, kur ditët e Milloshit ishin të numëruara gjatë fushatës së bombardimeve nga forcat e NATO-s, do të shkojë në Beograd te Sllobodani dhe me të, në kabinetin e tij, do kalojnë në “bisedime paqësore” gjithë natën. Të nesërmen, i shoqëruar prej sigurimit të Sllobodanit, do të fluturojë për Itali prej Aeroportit të Beogradit! Dhe, atje, në Itali, do kërkojë ndërprerjen e fushatës së bombardimeve siç e kërkonte dhe Peter Handke! E të tjera të zeza dhe më të zeza! Dhe, këtë kryetar të partisë më të madhe shqiptare në Kosovë, partia e tij e tanishme me një pjesë të saj, e fosilizuar, e feston, e madhëron, e mbarëkombëtarizon, e përgjithëson me konferenca e kongrese dhe me përndjekje të atyre që për të mendojnë ndryshe!”, shkruan Qosja.

Më poshtë keni shkrimin e tij të plotë. /Periskopi

Shpërndaje në: