Connect with us

Lajme

QKUK mashtroi pacientët me menynë e ushqimit

Published

on

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, po vazhdon të mashtroj pacientët e saj me ushqimin, i cili vetëm figuron në menytë e tyre.

Nuk ishte  e rrallë që në menynë e QKUK-së, të figuronin edhe artikuj ushqimor, me të cilat kjo e fundit nuk furnizohej.

“QKUK nuk ishte furnizuar me artikullin ushqimor/peshk nga korriku 2015 (ky produkt ishte ofruar me qmim shumë të ulët), përkundër faktit që ky produkt ishte i kontraktuar dhe ishte pjesë e menysë ushqimore. Po ashtu, kishte mungesë të furnizimit me mish, në krahasim me kërkesat dhe vlerën e kontraktuar. Përveq kësaj në depon ushqimore kishte sasi te mëdha të disa artikujve të cilat kishin mbetur si stok ne depo”, thuhet në raportin e ZAP-it.

Sikur disa institucione tjera, as Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), nuk u ka shpëtuar vërejtjeve të ZAP-it. Ky i fundit, ka gjetur një varg shkeljesh me kontrata që janë kryer nëpër qendrat spitalore të Kosovës.

Edhe pse vlera e kontratës skadonte, QKUK nuk e kishte problem të nënshkruante kontratën, e të furnizohej me pajisje që kishte nevojë, shkruan Gazeta Fjala.

Auditori ka gjetur një rast të tillë, kur Qendra Klinike Universitare e Kosovës, është furnizuar me teste macroduct për klinikën e pediatrisë në vlerën 4 mijë e 610 euro, ani pse kishte skaduar vlefshmëria e kontratës.

Hiq më i respektueshëm me rregulla nuk duket të jetë as spitali i përgjithshëm në Vushtrri.

Madje ky i fundit, shpesh zgjedhte operator të cilit kishin obligime të papaguara ndaj Administratës Tatimore Të Kosovës, e as të paguante pajisje të cilat nuk i pranonte.

“Në spitalin e Përgjthshëm në Vushtrri ne kemi gjetur se:  Në dy procedura të prokurimit në me vlerë 37,639€10, fitues të kontratave janë shpallur Operatorët Ekonomik që kanë pasur obligime të papaguara ndaj Administratës Tatimore të Kosovës; Ishte paguar pajisja mjekësore (Ergometer dhe pacemaker) me vlerë 18,380€, e cila nuk ishte pranuar dhe nuk ekzistonte fizikisht në objektin e spitalit”, thuhet në raportin e auditorit.

Sipas këtij të fundit, pagesat kryheshin mes marrëveshjeve që Spitali bënte me Operatorët e përzgjedhur.

Madje shkelje të tilla bëheshin edhe me ushtruesit e detyrave në postet e tyre. ZAP, ka gjetur se këto pozita udhëheqëse mbahen nga ushtrues detyre me kohëzgjatje më të madhe se sa lejohet me ligj.

Pavarësisht se ishte hapur konkursi për plotësimin e tyre, poste të tilla mbaheshin. Vetëm në QKUK thuhet se mbaheshin 158 pozita kundërligjshëm, 64 në Spitalin e përgjithshëm në Gjakovë, 18 në spitalin e Prizrenit, e 9 në atë të Gjilanit.

Punonjësit në QKUK, nuk e kanë punën e vetme në këtë Qendër.

Në Qendrën Stomatologjike Klinike Universitare të Kosovës, auditori ka gjetur se në pesë raste pozitat udhëheqëse mbaheshin si punë sekondare, pasi personat e angazhuar në këto pozita kishin kontrata me organizata tjera buxhetore, duke qenë ligjërues në Fakultetin e Mjekësisë.

Përveç që mjekët kujdestar,, zëvendësimet e stafit i bënin pa ndonjë evidencë, drejtorët e klinikave duket të jenë treguar të “zot e vetës’’, duke ia aprovuar kujdestarinë vetës.

Mangësi të tilla auditori ka gjetur në të gjitha Klinikat e QKUK-së, SP e Prizrenit, Gjakovës, e Mitrovicës.

Shkeljet vazhdonin edhe me konkurset për drejtor të klinikave. Auditori, nuk ka mundur ti siguroj aplikacionet e dëshmitë e tyre të përgatitjës profesionale.

Problemin më të madh barnatoret e spitaleve regjionale duket ta kenë licencën.

“Barnatoret e Spitaleve Regjionale nuk janë të licencuara, përveq barnatores së QKUK-së, e cila është licencuar në Gusht 2015. Ndërsa barnatorja e SP Ferizaj dhe barnatorja e SP Mitrovicë nuk kanë farmacist të licencuar”, thonë më tej të gjeturat e ZAP-it.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending