Connect with us

Lajme

Qeveria shtyn procedimin e Demarkacionit, pret argumentet e opozitës

Published

on

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se edhe pse ishte e paraparë që sot të procedohet nga Qeveria për në Kuvend Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e pikave kufitare me Malin e Zi, një gjë e tillë do të shtyhet.

Kjo, sipas Mustafës, ndodh ngase duhet shfrytëzuar edhe pak kohë, sa është e mundshme të mos bëhet një gjë e tillë, për të marrë vërtetimet dhe dëshmitë e opozitës se Kosova po humb territor me këtë vijë kufitare.

Kryeministri në hyrje të mbledhjes së Qeverisë tha se do ta shfrytëzojmë këtë hapësirë kohore që të studiojmë të gjitha mundësitë dhe argumentet shkencore rreth kësaj çështjeje.

“Ne për këtë mbledhje e kemi pas planifikuar që të trajtojmë edhe ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënimi e vijës kufitare me Malin e Zi, i cili ligj është përgatitur nga MPJ. Ndërkohë së bashku me partnerin e koalicionit kemi vlerësuar se ka mundësi që akoma të shfrytëzojmë këtë hapësirë dhe të studiojmë të gjitha mundësitë që me ligj të shohim hapjen e mundësive për të argumentuar vërtetë që ligji mund të përfshijë argumentimin e fakteve, që do të mundësonin që në të ardhmen ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të krijohen situata në të cilat ne do të mund të bisedonim dhe të rishikonim pjesë të caktuara të marrëveshjes në bazë të interesit dypalësh.

Dhe po ashtu kemi vlerësuar se ratifikimi i shënimit të vijës kufitare është proces i ndarë, është proces i pavarur i cili do të bëhet me një informim të plotë të qytetarëve dhe sidomos deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët d o të marrin vendimin lidhur me këtë”, ka deklaruar Mustafa.

Ai po ashtu tha se me të gjitha shënimet kufitare të Kosovës, me përjashtim të tyre kur Kosova është cilësuar si Kosovë e Metohi, del se Kosova ka pasur 10 mijë e 887, respektivisht 10.906 kilometra katrorë territor.

“Qeveria do të punojë që akuzat e opozitës dhe bashkëngjitja e këtyre akuzave të disa gjeografëve se Kosova ka humb territor me shënimin e kufirit me Malin e Zi duhet të zbardhen dhe duhet të vërtetohen ngase në të gjitha tekstet edhe të gjeografisë, në të gjitha hartat jo vetëm të periudhës së ’74, ’88, kur është përcaktuar dhe me Pakon e Ahtisarit përmbyllja e territorit të Kosovës, por edhe në të gjithë vjetarët statistikor që Kosova i ka pasur nga viti ’74 e tutje, territori i Republikës së Kosovës ka qenë 10 mijë e 887 kilometra katrorë dhe ky është territori zyrtar që Kosova ka pasur në atë periudhë, ndërkaq këtu nuk është përfshirë edhe periudha në të cilën Kosova është cilësuar si Kosovë dhe Metohi para vitit ’74.

Evidencat e tanishëm sipas Komisionit shtetëror flasin se Kosova ka 10 mijë e 906 kilometra katrorë, në bazë të saktësimit të matjeve, që nuk është më pak se që ka qenë përpara, por është pak më shumë sesa ka qenë territori i mëparshëm dhe është rezultat i shënimit të vijës kufitare të Kosovës me Maqedoninë dhe të vijës kufitare me Malin e Zi. Prandaj që të mos manipulohet me ndjenjat e qytetarëve edhe si kryeministër, por edhe si Qeveri do të kërkojmë nga opozita që të tregojë lidhur me territorin edhe të tregojë se sa është territori i Kosovës tani sipas tyre”, ka deklaruar Mustafa.

Qeveria po ashtu e ka miratuar edhe Komisionin për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha i prezantoi emrat.

“Propozohet që në vendimin e Qeverisë numër 11/82 të datës 30 mars 2016 të shënohen emrat e të propozuarve nga institucionet respektive si në vijim: Rrahim Rama nga MD, Basri Ibrahimi nga MPMS, Isak Shabani nga MSH, Doruntinë Maloku nga Kuvendi i Kosovës, Berat Luzha nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, dhe Mazllum Baraliu nga Shoqata e Juristëve të Kosovës. Pjesa tjetër e vendimit të Qeverisë numër 11/82 mbetet e njëjtë”, deklaroi ajo.

Hoxha propozoi edhe anëtarët për Komisionin për Ankesa, i cili do të ketë për obligim që të shqyrtoj ankesat kundër vendimeve të shkallës së parë, që eventualisht mund t’u drejtohen palët e pakënaqura me vlerësimet për njohjen e statusit dhe të drejtën për kompensim të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë prej tre anëtarësh.

“Komisioni i Ankesave do të ketë këtë përbërje: Mehmet Hajrizi kryesues, Bajram Kosumi anëtar dhe Hydajet Hyseni anëtar. Komisioni qeveritar i shkallës së dytë përkatësisht Komisioni i Ankesave ka për obligim që të shqyrtoj ankesat kundër vendimeve të shkallës së parë, që eventualisht mund t’u drejtohen palët e pakënaqura. Komisionit qeveritar i shkallës së dytë mund t’i drejtohet edhe pala e tretë, personi fizik dhe juridik i cili e konteston vendimin e komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik”, është shprehur ministrja e Drejtësisë.

Në mbledhjen e Qeverisë janë miratuar edhe disa pika të rendit të ditës si: Shqyrtimi i Projektligjit për Kamatëvonesat në Transaksionet Tregtare, etj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending