Connect with us

Lajme

Qeveria shqiptare detyron prodhuesit e vegjël të energjisë elektrike të nënshkruajnë kontrata të paligjshme

Published

on

Qeveria shqiptare po detyron prodhuesit e vegjël të energjisë elektrike të nënshkruajnë një kontrate te re për shitjen e energjisë së prodhuar prej tyre, duke shkelur të drejtat që ata i kanë fituar ligjërisht fituara më parë dhe duke vënë në dyshim të ardhmen e tyre.  Kështu deklaron Shoqata shqiptare e Energjisë së Rinovueshme (AREA).

Sipas saj, qeveria ka vendosur t’ua transferojë kontratat nga KESH në OSHEE. Por kjo shihet si një lëvizje me risk te madh.

OSSHE nuk i i ka atributet e një kompanie që mund t’i jepet Detyrimi i Shërbimit Publik lidhur me tërheqjen e energjisë nga prodhuesit, pasi nuk ka as licencat përkatëse për ta kryer këtë rol.
Vendimi krijon kushte pasigurie deri në rrezikun për falimentimin e këtyre prodhuesve vendas e të huaj që kanë investuar në Shqipëri qindra miliona euro, argumenton AREA.
Në këtë mënyrë prodhuesit e vegjël të energjisë po përdoren si eksperiment nga qeveria për të provuar modelin e ri të tregut. Por kostoja e këtij eksperimenti pritet të ketë pasoja të rënda.

Sipas draftit ligjor që po harton qeveria, HEC-et e vegjël do të mund të shesin vetëm një pjesë të prodhimit tek konsumatorët, e cila paracaktohet në kontratat që do të duhet të nënshkruajnë me OSHEE. Pjesën tjetër të energjisë që prodhojnë në periudhat e pikut, pas përmbushjes së kërkesës së klientëve që përfitojnë nga furnizimi universal, do të jenë të detyruar t’ia shesin Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, për mbulimin e humbjeve.
Kjo, sipas AREA-s, do të cënonte të drejtën e prodhuesve të energjisë në vazhdimësi për të shitur të gjithë energjinë e prodhuar prej tyre sidomos në periudhat e pikut dhe ato të natës.
Me kontratat koncesionare, në bazë të të cilave operatorë të ndryshëm ekonomikë investuan miliona euro në fushën energjisë së rinovueshme, blerja e energjisë garantohej nga KESH.
Me kalimin e kontratave te OSHEE, nuk garantohet blerja totale e energjisë edhe për shkak të aftësisë blerëse që OSHEE do te ketë në të ardhmen.

Me modelin e ri të tregut Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) që qeveria parashikon t’i japë OSHEE-së, do të hiqen shumë konsumatorë dhe për pasojë edhe aftësia e tij do të ulet më tej. Prodhuesit kanë kërkuar që transferimi i çdo kontrate të bëhet tek një Operatori i Energjisë se Rinovueshme me te gjitha garancitë e fituara nga kontrata e koncesionit. Por deri tani nuk kanë marrë asnjë garanci nga qeveria, sqaron AREA.

Prishja e njëanshme e të drejtave të fituara më parë ligjërisht nëpërmjet kontratave koncesionare jo vetëm ka krijuar pasiguri tek këta invesitorë vendas e të huaj, por rrezikon ta shohë qeverinë shqiptare në arbitrazh përballë tyre, për prishje të njëanshme të kontratave./Opinion/

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending