Connect with us

Sporti

Qeveria shpërblen Kombëtaren me 1 milion euro

Published

on

Futbollistët e kombëtares kuqezi pritet të shpërblehen me diçka tepër të vyer, siç është pasaporta diplomatike, në shenjë mirënjohjeje për fitoren ndaj Rumanisë në kampionatin europian që po zhvillohet në Francë

Shqipëria arriti mbrëmjen e djeshme fitoren e parë në histori në një kompeticion madhor, si dhe shënoi golin e parë në një të tillë me autor Armando Sadikun, duke mposhtur 1-0 Rumaninë në ndeshjen e zhvilluar në Lion, e vlefshme për grupin A.

“Ata janë ambasadorë pa pasaporta, por kryeministri do t’u japë nga një të tillë atyre”, tha këtë të hënë presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Kuqezinjtë e mbyllën fazën e grupeve në vendin e 3-të, por do t’u duhet të presin deri mbrëmjen e së mërkurës për të parë nëse këto 3 pikë të marra ndaj rumunëve do të jenë të mjaftueshme për t’i kualifikuar ata në raundin e 1/8-ave.

Në Tiranë dhe në Prishtinë, prej nga janë edhe gjysma e lojtarëve të kombëtares kuqezi, tifozët shpërthyen në festë dhe pushtuan rrugët e sheshet kryesore duke valëvitur flamujt kuqezi. Ata hodhën gjithashtu fishekzjarre, ndërkohë që trafiku njohu një prej ngarkesave më të mëdha prej makinave të shumta, por kishte edhe këngë e valle popullore gjithandej.

Federata e Futbollit tha gjithashtu se shpërblimi financiar i UEFA-s do të ndahet mes lojtarëve, të cilëve u është akorduar edhe një shpërblim prej një milion eurosh nga ana e qeverisë shqiptare.

 

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending