Connect with us

Lajme

“Qeveria” Rama e gjitha në plazh, ja si duken me rroba banjo (Foto)

Published

on

Pas një muaji intensiv fushate për zgjedhjet për Parlamentin e Shqipërisë, erdhi momenti për pak relaks.

Politikanët shqiptarë, kryesisht ata të majtë, kanë zgjedhur plazhin e Dhërmiut për t’u freskuar në fundjavat e temperaturave super të larta.

Kryesisht me familjet, por edhe me miq, ata janë fotografuar nga paparaci ynë në relaks të plotë. Të majtët kanë fituar betejën e 25 qershorit dhe pushimet i kanë mëse të merituara, ndërkohë që të djathtët nuk na i zuri sytë asgjëkundi. Mesa duket, humbja e thellë, si dhe kriza e brendshme, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të PD, ka bërë që t’i vonojnë edhe pak pushimet.

Në foto duket ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kryesonte listën e kandidatëve për deputetë në zonën e Dibrës. Ai arriti ta fitojë mandatin. Një hyrje e re në Parlament do të jetë edhe drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela. Ai është parë së bashku me Beqajn dhe familjet e tyre, duke bërë plazh në Dhërmi.

Ish-ministret shfaqen në super formë në plazh

Në fillim drejtoreshë e QSUT-së dhe për pak javë ministre e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk është një portret shumë i njohur, pasi ndenji pak si ministre. Ajo u zëvendësua me një nga ministrat teknikë të vendosur në paktin Rama-Basha. Por, paparacit tonë nuk mund t’i shpëtonte.

Ogerta ishte në Dhërmi fundjavën që lamë pas, së bashku me familjen e saj, fëmijët dhe bashkëshortin. Aty ajo është takuar dhe ka biseduar me shumë miq. Tashmë zonja Manastirliu do të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste si një nga deputetet e Tiranës. Nuk ka munguar edhe këtë verë, si gjithmonë, ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha. Ajo nuk lë rast pa shkuar në Dhërmi, madje edhe kur ka qenë në muajt e fundit të shtatzënisë. Si gjithmonë elegante dhe në superformë, Klajda është parë në shoqërinë e nënës së saj dhe të mikeshave apo kushërirave. Nëse për Ogertën mund të ketë shumë shanse që të bëhet përsëri ministre, nuk mund ta themi të njëjtën gjë për Klajdën, e cila do të jetë deputete edhe këtë legjislaturë si pjesë e Grupit Parlamentar të LSI-së, por kjo forcë politike nuk do të jetë më pjesë e qeverisjes, kështu që nuk besojmë të kemi ministra nga LSI-ja në qeveri.

Sadri Abazi shfaqet trendy në plazh

Deputeti i Partisë Socialiste prej disa legjislaturash, i rikonfirmuar edhe në këto zgjedhje, Sadri Abazi, ka zgjedhur si shumë kolegë të tij që të pushojë në plazhet e Jugut. Edhe pse ka prejardhje nga Veriu, konkretisht Dibra, ai prej vitesh as nuk kandidon atje për deputet, por në Tiranë.

Dhe, mesa duket, as plazhet e Veriut nuk i preferon më. Paparaci ynë e ka kapur teksa rrinte me miq dhe ajo që të bie në sy, është pamja e tij si e një djaloshi të ri. Bluzë moderne dhe kapele me strehë pas, bëjnë që Abazin ta shohim me sy tjetër. Në përgjithësi deputetët jemi mësuar t’i shohim me veshje shumë formale dhe kjo pamje është interesante dhe kurioze për ne./Panorama/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending