Qeveria miraton planin e veprimit për koronavirusin, ndan mbi 10 milionë euro

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Kosovës ka miratuar planin e veprimit ndaj koronavirusit të propozuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Për planin për reagim dhe gatishmëri ndaj koronavirut  dhe planit përkatës të veprimit, janë ndarë  10 milionë e 13 mijë e 253 euro.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dje së bashku me Komitetin Koordinues dhe Vlerësues për situatën epidemiologjike për Coronavirus,  kanë përpiluar një plan të veprimit me atë së cilit kërkohen 10 milionë e 13 mijë e 253 euro, në mënyrë që institucionet e vendit të ballafaqohen në rast të shpërthimit të epidemisë./Periskopi/

Shpërndaje në: