Connect with us

Lajme

Qeveria kërkon zbritjen e pensionit për veteranët

As gjysma e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare nuk do të marrin pensione me paratë që ka planifikuar në buxhet Qeveria e Kosovës.

Published

on

Gazeta Fjala mëson se për vitin e ardhshëm Qeveria ka ndarë 38 milionë euro, që për 12 muaj me nivelin e pensionit, prej 170 eurosh, siç parasheh ligji për veteranët, do të mjaftojnë vetëm për 18 mijë e 630 persona.

Ndërkohë deri në shtator të këtij viti janë paraqitur 28 mijë e 100 persona që gëzojnë këtë të drejtë. Kjo shifër mund të rritet edhe më shumë pasi Kosova ua ka njohur statusin e veteranit 42 mije personave.

Megjithatë, për të bërë zgjidhje për të gjithë, kryeministri Isa Mustafa, ka kërkuar nga Kuvendi I Kosovës t’ia mundësoj atij t’ua zvogëloj pensionet meritore veteranëve.

I pari i LDK-së planifikon që këto pensione të zvogëlohen së paku për 60 euro, në bazë të nenit 24 të ligjit për buxhetin, shkruan Gazeta Fjala.

Me këtë nen kufizohet që totali i shpenzimeve në skemën e pensioneve për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të tejkalojë shumën prej 38 milionë euro për vitin fiskal 2017.

“Përjashtimisht nga neni 18 i Ligjit Nr. 04/L-261 për Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës merr vendim për lartësinë e shumës mujore të pensioneve për veteranët e luftës në përputhje me ndarjet buxhetore të përcaktuara me paragrafin 1 të këtij neni”, thuhet në nenin që ka nxitur përplasje mes partnerëve të koalicionit PDK-LDK, shkruan Gazeta Fjala.

Ndryshe nga kjo kërkesë, sipas Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pensioni nuk mund të jetë më I ulët se paga minimale në Kosovë, që aktualisht është 170 euro.

“Pagesat dhe benificionet për Veteranët e UCK-ës nuk mund të reduktohen, apo eliminohen me vendim qeveritar”, thuhet në këtë ligj./Gazeta Fjala/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending