Qeriqi: Ndalni drekat e darkat, jo pensionet e veteranëve

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka kërkuar nga ekzekutivi i vendit të ndal shpenzimet e luksit dhe të mos filloj fare diskutimet për ndryshimet rreth pensioneve të veteranëve të UÇK-së. Kjo sipas tij do të sjellë situata të pakëndshme.

Në një posim në Facebook, ai ka shkruar se për këtë çështje nuk do të diskutojnë fare me Qeverinë dhe nuk do të pranojnë asnjë diskutim që dëmton interesat dhe të drejtat e veteranëve. Ai ka kërkuar nga Qeveria që ti ulë mëditjet dhe të bëjë shkurtime në dreka darka e udhëtime të panevojshme.

Lexojeni të plotë deklaratën e Qeriqit:

“Qeveria le të diskutojë me drejtorë bordesh e agjencish të ndryshme të cilët marrin deri në katër mijë, pesëmijë euro dhe të marrë vendime për uljen e pagave të tyre. Po ashtu le të diskutojë me përfaqësuesit e institucioneve që t’ua ulë mëditjet dhe të bëjë shkurtime në dreka darka e udhëtime të panevojshme. Në vend të mendojnë për një pension më të dinjitetshëm për këtë kategori ata planifikojnë uljen e pensioneve se po ju duken që u bënë çirak veteranët me 170 euro. Ne jemi të vendosur dhe të paluhatshëm në qëndrimet tona dhe me asnjë çmim nuk do të tërhiqemi”.

Shpërndaje në: