Putin mbron BRSS: Nuk duhej të shkatërrohej

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka cilësuar si të panevojshëm shkatërrimin e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, duke u shprehur se blloku duhej thjesht të ishte reformuar. Ai nënvizoi se nuk kishte asnjë arsye për marrjen e një vendim të tillë, teksa shton se gjëja më e mirë që mund të bëhej në atë kohe ishte ndërmarrja e reformave të reja përfshirë këtu reformat me natyrë demokratike.

“Besoj se tashmë, qëndrimi im lidhur me shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik është i ditur. Mendoj se nuk kishte pse të ndodhte dicka e tillë. Liderët e asaj kohe mund të kishin ndërmarrë reforma të ndryshme dhe këtu nënkuptoj edhe ato demokratike” u shpreh lideri i Kremlinit.

Vladimir Putin ka bërë edhe në të shkuarën deklarata të kësaj natyre. Më herët, ai është shprehur se shkatërrimi i Bashkimit Sovjetik ka qënë një prej katastrofave më të mëdha gjeopolitike të shekullit të kaluar. Ndërkohë, në një tejtër deklaratë të bërë gjatë një dokumentari, Putin ka deklaruar se nuk ka qëllim që të rikthejë sërish bllokun komunist, por shtoi se nuk binte aspak dakord me individët që as nuk duan t’a imagjinojnë dicka të tillë. Deklarata e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik u firmos në 26 dhjetor të vitit 1991, një ditë pasi Mikhail Gorbatcov, i cili ishte lideri i tetë dhe i fundit i BRSS-së dha dorëheqjen. Megjithatë, duke parë aneksimin e Krimesë, vendet perëndimore e kanë akuzuar vazhdimisht Rusisë se po tenton që të marrë nën kontrroll territore të ish-bllokut komunist. Në deklaratën e mbajtur vetëm pak ditë më parë nga sesioni numër 71 i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti amerikan, Barak Obama, u shpreh se Rusia po tenton që të fitojë lavdinë e së shkuarës përmes forcës.

Shpërndaje në: