Publikohen rezultatet e testeve për koronavirus të lojtarëve të Partizanit

Periskopi.com Sporti

15 lojtarë dhe pjesëtarë të stafit të Partizanit kanë rezultuar negativë për COVID-19 pas testit të bërë mbrëmjen e djeshme.

Burime pranë klubit të kuq bëjnë me dije që lojtarët dhe pjesetarët e klubit janë njohur me rezultatet e sjella nga Instituti i Shëndetit Publik.

Pas infektimit të dy pjesëtarëve të skuadrës, Dejan Boldor dhe Besnik Ferati të gjithë futbollistët iu nënshtruan testit.

Fatmirësisht një pjesë e mirë e tyre kanë rezultuar negativë, ndërsa pritet përgjigja edhe për pjesën e mbetur të skuadrës.

Kësisoj ata që kanë marrë përgjigjen sonte, janë të gatshëm për sfidën e nesërme ndaj Tiranës.

Duhet thënë që pas seancës stërvitore të zhvilluar në orën 21:30, lojtarëve u është komunikuar përgjigja për testet e bërë për koronavirus.

Shpërndaje në: