Pse këta burra po nxjerrin kufomën nga arkivoli? (Video)

Pamje të çuditshme vijnë nga varrezat e kryeqytetit të Ganës.

Periskopi.com Lajme

Të shtunën e 11 shkurtit, 2 persona hapën arkivolin nxorën trupin e pajetë të një burri i cili do të varrosej. Dy burrat pasi morën në krah kufomën u larguan nga varrezat.

Videot kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe tregojnë momentin sesi burrat hapin arkivolin i cili ishte në tokë, gati për tu varrosur, kufomën e vendosin në shpatulla e largohen. Më pas një video tjetër tregon se  burrat rikthejnë kufomën në arkivol pas një farë kohe, transmeton OraNews.

Dëshmitarët që kanë qenë aty janë shokuar vërtet.

Por pse këta burra nxorën të vdekurin nga arkivoli? Çfarë ka ndodhur?

Historia është e tillë: Njëri prej dy burrave i cili ngre kufomën e të vdekurit është punonjës spitali i cili punon në morg.

Tjetri është punëtor i një axhencie funerali private.

Kur dikush vdes administratori i spitalit dhe eksperti mjekoligjor firmos një dokument dhe më pas ia dorëzojnë trupin familjes. Familja më pas i kërkon morgut të spitalit të përgatisë trupin për ta varrosur. Kjo përgatitje kushton afërsisht 10 dollarë.

Punëtori i morgut thotë se familja kishte tërhequr trupin pa paguar 10 dollarëshin. Kjo është dhe arsyeja që ata nxorën kufomën nga arkivoli dhe e morën me vete.

Familjarët e të vdekurit vrapuan të jepnin dollarët dhe në këtë mënyrë ata kthyen kufomën në arkivol për të kryer më pas ceremoninë e varrimit.

Spitali tha se nuk e kishte pushuar nga puna punëtorin e tij por vetëm i kishte dhënë një paralajmërim.

https://www.youtube.com/watch?v=0t1YNk956Ew

Shpërndaje në: