Connect with us

Lajme

Protesta e opozitës, “djemtë me kordele të kuqe” të Bashës, fjalime të forta kundër Ramës, qeverisë dhe ambasadorëve

Përtej gjithë skenarëve të opozitës për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në këtë protestë përballë Kryeministrisë kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së mazhorancës së majtë, detajet janë ato që bëjnë diferencën.

Published

on

Ndërkohë që hyrja në bulevardin qendror të kryeqytetit ishtë një imitim perfekt i protestave të kryeministrit aktual Edi Rama në tetë vitet e tij të gjata dhe PS në opozitë, me veçanti opozita e sotme flamujtë e Izraelit dhe disa vendeve të BE, pjesa tjetër ishte mund të themi një risi, në përpjekje për të qënë diçka më mirë në zgjedhjet e 18 qershorit të këtij viti.

Ishte paralajmëruar një surprizë në këtë protestë të opozitës dhe kjo u shfaq në dekorimin e atyre që dilnin për të mbajtur fjalën para turmës së hapur për t’u dukur dhe më shumë se sa ishte në të vërtetë.

Kështu, për ti dhënë nota serioze protestës, ajo është hapur një aktor komik, jo Julian Deda djali i aktorit të madh Zef Deda, por nga Besmir Haliti. Dhe risia, në kyçin e krahut të tij të djathtë ishte një fjongo e kuqe, një kordele e kuqe.

Gjithkush mendoi se kjo mund të ishte një risi e këtij aktori komik, për t’i dhënë një shije tjetër fjalimit të tij serioz që kërkonte largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kësaj qeverie, por dhe djemtë e tjerë që mbajtën fjalën e kishin një kordele apo fjongo të tillë të kyqe te kyçi i dorës, të gjithë shqiptarët e morën vesh se kjo ishte surpriza që Lulzim Basha kishte premtuar se do të shpallte ditën e protestës.

Dhe teksa kanë parë këta djem me kordele të kuqe që mbanin fjalime para protestës së opozitës, gjithkujt i ka shkuar mendja tek një film shqiptar që ka bërë historinë: “Vajzat me Kordele të kuqe”. Një film që shihet akoma dhe sot me ëndje sa herë jepet dhe që jep revoltën e shqiptarëve kundër pushtimit fashist dhe bashkëpuntorëve të tyre shqiptarë. Pikërisht simbolikën e asaj kohe me sa duket ka dashur të japë dhe Basha, teksa “djemtë me kordele të kuqe” kanë folur në podiumin e protestës së opozitës të gjithë me radhë, kundër “pushtimit” që Edi Rama u ka bërë institucioneve dhe tërë shtetit.

Një simbolikë dhe përqasje e veçantë surprizë kjo që është zgjedhur nga opozita për të përcjellë tek shqiptarët ndjenjën e pushtimit nga ana e kësaj qeverie, që sipas Bashës kërkon të pushtojë edhe zgjedhjet e lira në Shqipëri.

Jemi në pritje të surprizave të tjera, ndërkohë që “djemtë me kordele të kuqe” pritet të ngujohen nëpër çadrat që po ngrihen para Kryeministrisë. Për të dhënë ndonjë surprizë tjetër dhe aty brenda këtyre çadrave. Për më tepër mund të shihet në video, njëri prej djemve me kordele të kuqe!/TemA-m.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending