Connect with us

Sporti

Protesta e çmendur në Gjermani – luajtën futboll lakuriq, ja arsyeja

Published

on

Në Gjermani, të dielën, dy ekipe në Oer-Erkenschwick, North Rhine-Westphalia, luajtën një ndeshje plotësisht lakuriq, si pjesë e një proteste kundër futbollit të qeverisur nga paratë. Sfida u organizua nga artisti Gerrit Starczewski në “Stimberg-stadion”, në skajin verior të zonës industriale të Ruhr.

“Sistemi i futbollit është i sëmurë, kjo është arsyeja pse të gjithë luajtëm zhveshur, – thotë ideatori 34-vjeçar. – Të gjithë duan të jenë autentikë. Por, unë mendoj se jeni veçanërisht autentik vetëm nëse mund të hiqni dorë nga gjithçka tjetër, me të vërtetë nga gjithçka, edhe nga rrobat”, – ishin fjalët e Starczewski për revistën “11 Freunde”, përpara ndeshjes.


Lojtarët mbanin vetëm këpucë futbolli dhe çorape. Vetëm ngjyrat e getave ndihmuan në dallimin e lojtarëve të dy skuadrave. Për më tepër, numrat e lojtarëve u pikturuan me dorë në shpinë, direkt në lëkurën e trupit.

Kritika e Starczewski goditi në zemër atë që shumë e shohin si problem: komercializimin në rritje të futbollit botëror. Gjesti vjen vetëm disa javë pasi prokurorët zviceranë nisën hetime penale kundër shefit të FIFA-s, duke e akuzuar atë për korrupsion “agresiv, sistemik dhe me rrënjë të thella”.


Artisti, gjithashtu, dëshironte të tërhiqte vëmendjen e sipërfaqshmërisë së futbollit. “Përmes ngjarjeve të mia nudo, unë dua të jap një shembull të diversitetit dhe natyralitetit, kundër varësisë dhe ndikimit të mediave sociale dhe idealeve të rreme të bukurisë, – shtoi ai. – Vërtetësia e trupit është diçka që mungon në futbollin modern dhe reflektohet në mënyrën sesi sporti shet një lloj të caktuar të imazhit të trupit. Edhe atje gjithçka duhet të jetë perfekte, por, në fund të fundit, e gjitha është çështje e marketingut”.

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending