Connect with us

Lajme

Pronari i hotelit u gjet me katër plumba në gjoks

Pronari i një hoteli në autostradën Tiranë­ – Durrës, u gjet i ekzekutuar mëngjesin e së premtes nga disa kalimtarë në Kodër­ Kashar, pranë rezervave të ujësjellësit të fshatit.

Published

on

Viktima është Eduart Lleshi, 43 vjeç, i cili kishte ndërruar jetë nga 4 plumba në gjoks. Pranë tij Policia gjeti edhe një automatik Kallashnikov, që dyshohet se është arma e krimit.

Burimet thanë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur të paktën 27 orë para se të gjendej trupi i pajetë nga disa kalimtarë të rastit, që lajmëruan Policinë.

Sipas mjekëve ligjorë dhe ekspertëve kriminalistë, 43­-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë rreth orës 06:00 të mëngjesit të së enjtes, ndërsa trupi u gjet dje rreth orës 09:30 nga disa kalimtarë të rastit.

Fillimisht u dyshua se Lleshi mund të ishte vrarë, nisur edhe nga fakti që ishte qëlluar nga 4 plumba. Por nga veprimet e kryera në vendngjarje dhe hetimet e mëtejshme, burimet thanë se ngjarja dyshohet të jetë vetëvrasje.

Edhe familjarët e tij nuk kanë ngritur pretendime në Polici në lidhje me ngjarjen, nisur nga fakti se ai prej kohësh po kurohej për shkak të problemeve të shëndetit mendor, por edhe për shkak se nuk kishte pasur probleme me njeri.

Viktima bashkë me dy vëllezërit kishin në pronësi prej vitesh një hotel të njohur në autostradën Tiranë–Durrës. Ndërsa së fundmi, familjarët e tij thonë se ai kishte filluar të frekuentonte rregullisht xhaminë. Edhe mëngjesin e së enjtes, kur ka ndodhur ngjarja, ai kishte shkuar që të falej në xhami dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi.

Hetimi

Ndryshe nga dyshimet paraprake të oficerëve të Komisariatit nr.6 të Tiranës, se 43­vjeçari që u gjet i pajetë në Kashar mund të ishte vrarë, hetimet zbuluan se Eduart Lleshi ka vrarë veten. Ekspertët kriminalistë që kryen këqyrjen e kufomës në vendngjarje, konstatuan 4 predha tejshpuese në gjoks dhe4 gëzhoja në vendngjarje. Plumbat kishin hyrë në të njëjtin vend dhe më pas kishin dalë, ndërsa goditja ishte bërë nga afër.

Burimet thanë se nga këqyrja e plagës është konstatuar edhe shenjë djegieje, që shkaktohet në rastin kur tyta e armës është e puthitur me trupin kur shkrepet. Arma, sipas ekspertëve, ka qenë automatike dhe e graduar për të qëlluar me breshëri. Për këtë arsye, kur është tërhequr këmbëza, kanë dalë 4 plumba.

Ndërsa në duart e viktimës janë konstatuar edhe faktorë plotësues që mbeten nga shkrepja e armës së zjarrit. Të gjitha këto elemente, por edhe autopsia paraprake e mjekëve ligjorë, shpjegojnë se 43 ­vjeçari është vetëvrarë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending