Connect with us

Lajme

Prokuroria e Shtetit po cenon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut

Published

on

Për qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët dyshohen për vepra penale e që nuk kanë mundësi t’i mbulojnë vet shpenzimet e mbrojtjes, shteti kujdeset për ta duke angazhuar avokatë me shpenzime të veta, përkatësisht të organit para të cilit zhvillohet procedura ligjore.

Në këtë mënyrë respektohet parimi fondamental i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, që është praktikë edhe në shtetet demokratike të BE-së.

Mirëpo, Prokuroritë Themelore të Kosovës këtë të drejtë ua mohojnë qytetarëve duke mos u paguar avokatët, dhe kështu cenojnë ligjin në raport me taksapaguesit e Kosovës.

Kjo ka shtyrë që 42 avokatë të rajonit të Mitrovicës, por edhe të tjerë nëpër komunat e vendit, të hyjnë në bojkot për një muaj, duke refuzuar angazhimin e tyre sipas detyrës zyrtare në Prokurori dhe Polici, ndërsa aktualisht kanë ndërprerë bojkotin përkohësisht.

Vehbi Beqiri, kryetari i Odës së Avokatëve për rajonin e Mitrovicës, i cili përfshinë komunat Mitrovicë e Jugut dhe Veriut, Skenderaj, Vushtrri, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ka paralajmëruar edhe masa tjera në rast të mos zgjidhjes së problemit të tyre.

Sipas tij, tendenca e Prokurorisë së Shtetit që të anashkalohet kërkesa e avokatëve, është e kundërligjshme.

“Ne nga 1 shtatori deri më datën 1 tetor kemi qenë në bojkot. Prej datës 19 shtator ky bojkot shtrihet në nivel të krejt Kosovës, për shkak se ky borxh i kësaj periudhe nga shkurti është ndaj të gjithë avokatëve të Kosovës. Në rast se nuk përmbushet ky obligim, atëherë ka kërkesa që këtë bojkot ta zgjerojmë edhe në drejtim të Gjykatës, meqenëse gjatë këtij muaji të bojkotit Prokuroria ka arritur të anashkalojë procedimin e rasteve sipas detyrës zyrtare, mirëpo këto raste janë proceduar në Gjykatë pa avokat. Tendenca që të anashkalohet kërkesa e avokatëve nga ana e Prokurorisë është e kundërligjshme. Bojkoti ka të bëjë edhe sa i përket shërbimeve në Polici, meqenëse Policia nuk ka buxhet dhe këtë buxhet e mbulon Këshilli Prokurorial. Ne këtë borxh mund ta kërkojmë edhe përmes procedurës përmbarimore e cila do t’i kushtonte mjaft Prokurorisë, por jemi në pritje që ky problem të zgjidhet brenda kà «tij muaji, apo eventualisht muajin e ardhshëm”, ka thënë Beqiri për KP.

Avokati Musa Damati, ka bërë të ditur se mbrojtja e detyrueshme përcaktohet taksativisht me nenet 57 dhe 58 të Kodit të Procedurës Penale.

Situata e krijuar, sipas Damatit, është indikatori më i mirë i cili tregon për klimën dhe gjendjen e përgjithshme të rënduar sa i përket sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

“Kur një institucion serioz siç është Prokuroria e Shtetit, që do duhej të shërbente si protektorat ndaj institucioneve tjera kur ato e cenojnë ligjin, kur një instancë e nivelit të tillë vet e cenon ligjin në raport me taksapaguesit e Kosovës, atëherë kjo vërtetë do të duhej të përbënte shqetësim serioz, sepse ky është cenim fundamental i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Fatkeqësisht, ky është indikatori më i mirë i cili tregon për klimën apokaliptike të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, theksoi Damati.

KP ka siguruar një shkresë të datës 15 korrik të këtij viti, ku Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) i drejtohet Odës së Avokatëve (OA), duke sqaruar se arsyeja e vetme e vonesës së pagesave për avokatët është mungesa e mjeteve financiare.

Sipas kësaj shkrese, me buxhetin e vitit 2016 për KPK-në që kap shumën prej 134 mijë eurosh, janë paguar obligimet e vitit 2015, muaji janar i vitit 2016, si dhe pjesërisht muaji shkurt.

“Me kërkesën për rishikimin e buxhetit për vitin 2016, KPK-ja ka kërkuar mjete shtesë prej 500 mijë euro për këtë kategori dhe shpresojmë se kërkesa jonë do të aprovohet, në mënyrë që pagesat e avokatëve të procedohen në kohën e caktuar sipas Ligjit për Financa Publike”, thuhet në këtë shkresë.

Në anën tjetër, KP ka kërkuar përgjigje edhe nga ministria e Financave rreth kërkesës së KPK-së për aprovim të mjeteve shtesë prej gjysmë milioni euro, të cilat do t’u dedikoheshin avokatëve, mirëpo edhe pas një javë pritje, nuk është arritur të merret ndonjë përgjigje.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending