Connect with us

Lajme

Prokuroria arreston një person që nuk ofroi ndihmë për të vdekurin në Gjilan (Foto)

Published

on

Vdekja e një të moshuari midis rrugës në Gjilan i cili shokoi opinionin për shkak të mungesës së dhënies së ndihmës nga kalimtarët me vetura të cilët vetëm e shikonin viktimën pa u ndalur askush.

Por ata që nuk u ndalën për të dhënë ndihmën për të moshuarin nuk do të kalojnë pa u identifikuar dhe ndëshkuar.

E i dyshuari i parë tashmë është arrestuar.  Për Insajderin, prokurori i cështjes, Agron Uka, ka treguar se prokuroria ka përparuar në hetimet për zbardhjen e rastit, përkundër sfidave që paraqiten për identifikimin e veturave të cilat kanë kaluar dhe nuk janë ndalur pranë trupit të viktimës dhe duke mos i ofruar ndihmë.

Kësisoj me urdhër të prokurorit Agron Uka është arrestuar një i dyshuar i cili është nga Gjilani.

I arrestuari është F.M nga Gjilani i lindur në vitin 1991 dhe ka qenë shoferi i veturës së katërt e cila sipas videos shihet që parakalon me një kamionetë.

“I dyshuari është identifikuar përmes disa shenjave dhe shkronjave specifike që i ka pasur vetura dhe pas hetimeve të ndryshme ka ardhur deri tek identifikimi i tij dhe është arrestuar e ndaluar për 48 orë”, ka thënë Uka për Insajderin.

Sipas tij, i dyshuari e ka pranuar ka qenë në veturën në fjalë dhe se nuk është ndalur të jap ndihmë, por sipas prokurorit i dyshuari nuk ka dhënë ende arsye pse s’ka ofruar ndihmë.

Uka ka treguar se i dyshuari F.M nga Gjilani është ndalur për veprën penale të mosdhënies së ndihmës, sipas Kodit Penal.

Prokurori i ka thënë Insajderit se deri tash janë intervistuar dy persona në cilësinë e dëshmitarit dhe po punohet në identifikimin e veturave që kanë parakaluar dhe nuk kanë ofruar ndihmë.

“Videot që tregojnë ngjarjen janë dërguar në Prishtinë për një hetim më të detajuar si përpjekje për të identifikuar targat e automjeteve e kësisoj edhe të dyshuarve që nuk kanë ofruar ndihmë”, ka thënë Uka për Insajderin.

Prokuroria e Gjilanit sipas tij është duke u përpjekur maksimalisht që të identifikohen edhe shoferët e tri veturave të para dhe veturave të tjera që kanë kaluar gjatë kohës sa viktima ka qenë i shtrirë në trotuar.

Viktima, një qytetar me shtetësi maqedonase vdiq si pasojë e sulmit në zemër nga nxehtësia e madhe dhe videot nga vendi i ngjarjes tregojnë për një mungesë totale të ndihmëdhënies nga kalimtarët dhe shoferët e veturave që kalojnë atypari. /Insajderi.com

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending