Connect with us

Uncategorized

Projekti i dështuar i Telekomit me kabinat telefonike, kërkohet heqja e tyre (Video)

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga Telekomi i Kosovës t’i largojë ose t’i mirëmbajë kabinat telefonike të papërdorshme nëpër kryeqytet. Edhe qytetarët thonë se nuk i shohin të efektshme dhe janë të pajtimit për largimin e tyre.

Published

on

Një numër kabinash telefonike, të cilat nuk janë të përdorshme, vazhdojnë të qëndrojnë nëpër hapësirat publike në kryeqytet.

Komuna e Prishtinës i ka kërkuar PTK-së që t’i largojë ato, pasi nuk janë funksionale.

Sipas zyrtarëve komunalë, meqë nuk janë në shërbim, ato vetëm sa po i japin shëmti qytetit.

Zyrtarët e saj, derisa kanë sqaruar këtë kërkesë, kanë thënë se nëse PTK-ja nuk i largon deri në fund të vitit, një gjë të tillë do ta bëjë vet Komuna.

Krahas zhvillimit teknologjik dhe avancimit të përdorimit të telefonave celularë, qytetarët i shohin të panevojshme këto kabina.

Telekomi, në anën tjetër, ka pranuar se përdorimi i këtyre kabinave ka rënë.

Zyrtarët në këtë kompani kanë thënë se kanë një plan për largimin e tyre.

“Para disa vitesh, ishte projekt i Drejtorisë së Turizmit pranë MTI-së që të shtohet numri i kabinave multimediale, që do të përdoreshin si Guidë, krahas përdorimit për shfletim të internetit dhe thirrjeve telefonike. Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore përse Telekomi deri me sot nuk i ka larguar një numër të tyre, në pritje të zhvillimeve edhe në këtë fushë. Megjithatë, këto kabina kanë një mirëmbajtje të kohëpaskohshme nga ana e Telekomit të Kosovës, disa prej të cilave për momentin nuk janë aktive, për shkak të procedurave tenderuese”, ka qenë përgjigjja e Arsim Bilallit nga Departamenti për Marrëdhënie me Publikun në Telekomin e Kosovës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Uncategorized

Ahmeti thotë se rruga me kallderm nuk u mbulua me asfalt

Published

on

Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet se si rruga “Emin Duraku”, në Prishtinë është mbuluar kalldermi më asfalt, del të jetë e pavertetë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, i cili tha se nuk janë mbuluar kalldermat në pjesën e qytetit të vjetër të Prishtinës.

“Nuk jane mbulu kalldermat jo.”, ka shkruar Ahmeti mbi fotografinë e rrugës me kallderm./Periskopi/

 

Continue Reading

Uncategorized

Lojtarët e Leeds me një mesazh para ndeshjes me Liverpoolin: Futbolli është për tifozët

Published

on

Tema kryesore që nga dita e djeshme mbetet Superliga Evropiane.

Superliga Evropiane u formua dje nga 12 gjigantë evropianë, por UEFA dhe FIFA mbesin kundër dhe janë duke provuar që klubet që marrin pjesë në Superligë të përjashtohen nga të gjitha kompeticionet, përcjellë lajmi.net.

Shumë lojtarë dhe trajnerë gjithashtu janë kundër formimit të kësaj lige, ngase lojtarëve nuk do iu lejohet të përfaqësojnë shtetet e tyre.

Sidoqoftë, klubi anglez Leeds United gjithashtu ka dërguar mesazh para ndeshjes me Liverpoolin.

Lojtarët kanë dal në fushë për të bërë nxehje, derisa në fanellat e tyre shkruan: “Futbolli është për tifozët”.

Vendimi përfundimtar lidhur me Superligën Evropiane do mësohet këto ditë.

Continue Reading

Uncategorized

Procesi mësimor nga nesër vazhdon në objekte, Nagavci kërkon respektimin e rekomandimeve

Published

on

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se Qeveria e Kosovës ka vendosur që prej nesër, në të gjitha institucionet publike dhe private, procesi arsimor në të gjitha nivelet e arsimit, vazhdon sipas udhëzuesit të përgjithshëm të MASHTI-t për organizimin e mësimit në kushtet e pandemisë Covid-19.

Nagavci ka shkruar në Facebook se konviktet do të lejohen të punojnë sipas rregullit, një dhomë një student.

“Në bazë të këtij vendimi, të gjitha institucioneve publike dhe private në të gjitha nivelet e arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve e studentëve. Ju bëj thirrje për respektim të masave në mënyrë që ta ruajmë shëndetin tonë dhe të tjerëve. Ju lutem mbajeni distancën, dezinfektoni duart dhe vendoseni maskën sipas rekomandimeve. Shëndet e suksese të gjithëve”, ka shkruar ajo.

Continue Reading

Trending