Connect with us

Lajme

Profesori i UP-së që po mbrohet nga të gjithë shkaku i padrejtësive të Bujar Dugollit

Doktorantë në universitete të huaja, profesorë brenda vendit dhe intelektual, shoqëria civile dhe shumë studentë janë ngritur kundër një padrejtësie që po i bëhet profesor Arben Hajrullahut. Nuk po i lejohet rizgjedhja si profesor i rregullt. Ai vlerëson se kjo është ngritje zëri ndaj shkeljeve në UP, çështja ka mbetur në dorë të Rektoratit por Hajrullahu paralajmëron padi ndaj dekanit Bujar Dugolli.

Published

on

Po pengohet që të rizgjidhet profesor i rregullt, e thotë se po zbatohen procedura të dyshimta dhe jo të njëtrajtshme. Profesori Arben Hajrullahu akuzon menaxhmentin e Fakultetit Filozofik dhe të Universitetit të Prishtinës.

Ai për Periskopin tregon se si vite më parë studimet e tij ishin pranuar nga UP-ja, ndërsa tani po i kontestohen nga njëri prej anëtarëve të komisionit recensues.

Ai nga viti 2006 punon në Fakultetin Filozofik si profesor asistent, ndërsa më 2011 është zgjedhur profesor i asociuar. Por në konkursin për zgjedhjen e personelit akademik, më 2016, derisa dy anëtarë të komisionit kishin vendosur në favor që Hajrullahu të zgjidhej profesor i rregullt, mendim të kundërt kishte dhënë anëtari i tretë, me arsyen se kandidatit i mungon diploma bachelor.

Hajrullahu akuzon dekanin Bujar Dugolli për “udhëheqje të një grupi të organizuar brenda UP-së”. Ai thotë se UP-ja ka rënë në një kurth të madh dhe funksionon me favore që lidhen edhe me buxhet publik.

“Reagimi edhe i doktorantëve në universitete të huaja e edhe i profesorëve brenda është se kanë shprehur një brengë shqetësimi lidhur me trajtimin nga menaxhmenti i fakultetit. Të dy letrat i shoh si të tilla. Shqetësim lidhur me shkeljet që ka bërë fakulteti Filozofik”, thotë ai.

Për Periskopin ai shpjegon se vendimi përfundimtar i takon Rektoratit, por paralajmëron padi për dekanin Bujar Dugolli.

Tregon argumentet e tij.

“Bujar Dugolli ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Menaxhmenti sipas mendimit tim po keqpërdorin detyrën. Do të pres vendimet që do të merren në nivel të Rektoratit, ata janë që mund të anulojnë konkursin e ta shpallin. Nëse ndodh kjo, kam treguar, do të padisë punëdhënësin tim”, tha ai për Periskopin.

Në vitin e kaluar UP ka shpallur konkurs për pozitën e tij, në të cilën shërben që një dekadë.

Ai vlerëson se i emëruari i dekanit Bujar Dugolli, Agim Zogaj ka thënë se konkursi duhet të ripërsëritet.

Ai ka reaguar në Rektorat në MASHT dhe te Avokati i Popullit.

Arsyetimi që atij i jepet është kinse nuk e ka Bachelorin.

Hajrullahu ka thënë se në UP ka studentë që përfundojnë tri vite studimesh për vetëm një javë. Ai thotë se aty ka edhe grupe që kanë kapur UP-në.

“Për tërë kohën që kam punuar në UP, në çdo rast që kam vërejtur e kam denoncuar. Brenda javës te ne studentët përfundojnë vitin e parë, dyte, tretë dhe mund të diplomojnë. Kjo nuk është shkelja e vetme, këtu ka një mendësi të instaluar që të largohen njerëzit që kritikojnë, dhe të kapet UP-ja, siç është kapur edhe shteti ashtu edhe disa grupe funksionojnë në UP dhe kanë mendësinë e njëjtë”, ka shtuar ai.

“Do të kërkoj kompensim goxha të lartë, dhe publikisht mund të them se ato do të shkojnë për bamirësi, pasi nuk dua të përfitoj materialisht. Kam indikator shumë të fortë se Dugolli ka bërë shpifje me qëllim të denigrimit të personalitetit tim. Këto vepra janë të dënueshme nga ligji në Kosovë. Nëse juristët mendojnë kështu si unë atëherë mendoj se do ta padisë Dugollin personalisht. Në tetorin e vitit të kaluar. Ai më kishte kërcënuar, duke më dhënë vërejtje. Nuk ka këtu diçka personale, ne jemi në institucion publik, dhe duhet të sillemi ashtu. Pa dasht të vë nën hije punën e mirë që bëhet nga disa individë në UP, që fatkeqësisht janë hesht nga disa grupe. Njerëzit janë të frikësuar që të flasin publikisht, shumë prej tyre preferojnë të heshtin që të mos kenë probleme”, thotë ai.

Ndryshe, në vitin 2006, kur rektor i Universitetit të Prishtinës ishte Enver Hasani, në universitetin publik ishte punësuar si profesor- asistent Arben Hajrullahu në Drejtimin e Shkencave Politike të Fakultetit Filozofik.

Derisa atëkohë Universiteti i Prishtinës i kishte pranuar si të drejta studimet e tij të përfunduara në Austri, tani ato po i kontestohen nga njëri prej anëtarëve të komisionit recensues, ndonëse Senati ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Hajrullahu kishte përfunduar shkollimin në Universitetin e Gracit në Austri ku, siç shpjegon ai, asokohe sistemi i Bolonjës, që njihet sot me studimet bachelor (3-vjeçare) dhe master (2-vjeçare) nuk kishte qenë i aplikueshëm në sistemin e arsimit të lartë austriak.

Studimet bazike, themelore, nënkuptonin grumbullimin e një numri të kredive, dhe për çdo kurs të përfunduar studenti merrte dëftesën apo certifikatën e provimit, që kishin rezultuar me gjithsej katër dëftesa të kredive përkatëse “Diplomprüfungszeugnis”, që mund të konsideroheshin ekuivalente me diplomën e studimeve bazike,themelore.

Komisioni recensues kur Hajrullahu për herë të parë kishte aplikuar për profesor-asistent, i përbërë nga Enver Hasani, Blerim Reka dhe Ibrahim Gashi e kishin pranuar si të drejtë nivelin e studimeve të tij derisa e kishin zgjedhur në këtë pozitë.

Ndërkohë, më 2011 ai ishte zgjedhur nga profesor- asistent në profesor të asociuar, ku pjesë e komisionit recensues ishin sërish Enver Hasani dhe dy anëtarë të tjerë, Ramush Mavriqi dhe Agim Zogaj.

Kurse më 2017 nuk po u mjafton nostrifikimi i doktoratës, por edhe ajo e magjistraturës.

Doktorantët e universiteteve të huaja kundër keqmenaxhimit të konkurseve në UP

Një letër e nënshkruar nga 13 doktorantë dhe staf akademik në universitete të ndryshme të Evropës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku shprehet shqetësimi për trajtimin që i bëhet profesorit të Fakultetit Filozofik, Arben Hajrullahu, i është drejtuar të enjten rektorit të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, dhe ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.

Në letër kërkohet nga Universiteti i Prishtinës dhe nga institucionet e tjera përgjegjëse që të parandalojnë mundësinë e keqpërdorimit të konkursit publik në rastin e Hajrullahut, si dhe të të gjitha rasteve të tjera të tilla në UP, shkruan sot Koha Ditore.

“Jemi njoftuar se profesor Hajrullahu po pengohet të rizgjidhet profesor i rregullt, ngase ndaj tij po aplikohet zbatim i dyshimtë dhe jo i njëtrajtshëm i procedurave. Ne kërkojmë nga Universiteti i Prishtinës dhe nga institucionet e tjera përgjegjëse që të parandalojnë mundësinë e keqpërdorimit të konkursit publik në rastin e profesor Hajrullahut, si dhe të të gjitha rasteve të tjera të tilla në Universitetin e Prishtinës. Fatkeqësisht, raste të tilla janë zhgënjyese për studiuesit e ndershëm dhe nuk e ndihmojnë ‘kthimin e trurit’ në Kosovë”, thuhet në letër.

Profesorë e intelektualë në mbrojtje të profesor Hajrullahut

Në mbrojtje të profesorit universitar Arben Hajrullahu sot, përmes një letre mbështetëse për të, kanë dalë udhëheqës të disa OJQ-ve, profesorë Universiteti e intelektualë të vendit.

Ata, në një letër të hapur dërguar MAShT, Këshillit Drejtues dhe Senatit të UP-së, kanë kundërshtuar arsyet e dhëna për anulimin e konkursit ku ka konkurruar profesor Hajrullahu duke i quajtur ato të papranueshme.

Kjo është përmbajtja e letrës e mbështetësve të profesorit Hajrullahu:

Me shqetësim të thellë po e përcjellim procesin e avancimeve në Universitetin e Prishtinës dhe rastet e veçanta të shkeljeve që tashmë janë evidentuar nga agjensitë e pavarura, organizatat që merren me arsim në Kosovë dhe vet Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në letrën dërguar rektorit Dema më 8 mars 2017.

Rasti i fundit i profesor Arben Hajrullahut në konsideratën tonë është sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së stafit akademik të Universitetit të Prishtinës. Profesor Hajrullahu ka zhvilluar gjithë studimet e tij në Vjenë si ato bazike ashtu edhe ato të doktoratës. Ai ka qenë përfitues i bursës prestigjioze Fullbright, ndërsa punimi i tij i doktoraturës është përkthyer në disa gjuhë.

Arsyet e dhëna për anulimin e konkursit ku ka konkuruar profesor Hajrullahu janë të papranueshme. Të thuhet që profesori i doktoruar në Vjenë, me doktoratë të nostrifikuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dyshohet se nuk e ka të përfunduar nivelin bachelor të studimeve, përveç që përbën një akt tendencioz është poashtu fyes për opinionin publik, për institucionet e Kosovës dhe Universitetin e Prishtinës.

Praktika të tilla të spastrimit të zërave kritikë duhet të ndalen në institucionet publike të vendit tonë e në veçanti në Universitetin e Prishtinës i cili është i njohur si një institucion që ka lindur dhe është zhvilluar në përpjekje të përforcimit të lirisë së qytetarëe të dikur shtypur të Kosovës.

Ne kërkojmë që institucionet relevante të ndërhyjnë sa më parë në Universitetin e Prishtinës për të hetuar të gjitha rastet e dyshimta dhe për të zbatuar ligjet në fuqi.

Në të kundërt, vazhdimi i këtyre praktikave do të prodhojë reaksion qytetar e si rrjedhim kriza të reja në Universitetin e Prishtinës.

Prishtinë, 7 prill 2017

Arton Demhasaj – Çohu

Ares Shporta

Albert Heta

Besa Luzha

Granit Gashi

Ilir Bajri

Igballe Rogova

Jeton Neziraj

Kushtrim Koliqi – Integra

NumizmatikaKosova

Petrit Gora

Rron Gjinovci – ORCA

Sali Shoshi

Selatin Kaçaniku

Shkelzen Gashi

Shkelzen Maliqi

Shpend Emini – D4D

Vullnet Sanaja

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending