Connect with us

Lajme

Profesorët publikojnë fakte të reja për gabimin me demarkacion [dokument]

Published

on

Profesorët që kanë dalë kundër vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, të vendosur nga Komisioni Shtetëror i Republikës së Kosovës, Zejnulla Gruda, Florim Isufi, Shpejtim Bulliqi e Përparim Ahmeti kanë punuar edhe një dokument me të cilin thonë se dalin fakte të reja që demarkacioni është gabim.

Më poshtë mund të lexoni punimin e plotë:

Dr. Zejnulla Gruda, Dr. Florim Isufi, Dr. Shpejtim Bulliqi, Dr. Perparim Ahmeti

KUFIRI KOSOVË – MALI I ZI SIPAS KUSHTETUTË SË MALIT TË ZI VITI 1946

Në vend të ndonjë thënie filozofike: “Faktet shkencore dhe kërkesat politike nuk kanë përputhshmëri mes veti. Faktet shkencore bazohen në elemente të prekshme, të verifikuara dhe me bazë kredibile, ndërsa kërkesat politike bazohen në nevojat e kohës dhe shërbejnë për individët apo bashkësi individësh që të menaxhojnë tërësinë sipas nevojave në kohë dhe hapësirë. Historia është ajo e cila bënë vlerësimin e këtyre veprimeve dhe përfitimet e individëve, bashkësisë së individëve apo tërësisë si bashkësi e bashkësive”. F.I.&SH.B.

Pjesë nga shkrimi: Faktet hartografike dhe juridike mbi historinë e kufirit të parë dhe të vetëm Kosovë – Mali i Zi.

Pas formimit të Jugosllavisë së pas luftës së Dytë Botërore si vazhdimsi e keshillave antifashiste te kohes se luftes ne territorin e Jugosllavise u formuan edhe republikat popullore të ish Jugosllavisë. Jugosllavia menjë herë pas luftës përbëhej nga 6 republika dhe dy krahinave autonome në kuadër të Serbisë. Në vitin 1946 hyri ne fuqi kushtetuta federale e RFPJ/FNRJ si dhe kushtetutat republikane. Ne te gjitha kushtetutat federale RFPJ/FNRJ si dhe ato republikane thuhej qe kufijte e njesive federale/republikave brenda Jugosllavise nuk mund te ndryshohen pa pelqimin e njesise/republikes perkatese. Kosova ishte nën juridiksionin e Kushtetutës së Serbisë, ndërsa kufijtë e saj shtriheshin në kontakt me territorin e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Sa i përket territorit Kushtetuta e parë e Serbisë viti 1947 neni 3 thotë: RP e Serbisë përfshinë:

1. Territori i Serbisë së ngushtë…
2. Krahinë (rrethit-oblast) autonom të Kosovës dhe Metohia
3. Krahina Autonome e Vojvodinës.

Në këtë akt më të lartë juridik të RP të Serbisë te asaj kohe nuk ka përshkrim tjetër për territorin.

Fakti 1. Në kushtetutën e Malit të Zi të vitit 1946 në nenin 3 ka një përshkrim detal të territorit të Malit të Zi që mundëson identifikimin e lehtë të kufirit. Me qenë se territori i Malit të Zi kufizohet me territorin e Kosovës kjo mundëson të identifikohet edhe kufiri perëndimor dhe veriperëndimor i Kosovës. Në këtë dokument më të lartë juridik të Malit të Zi të vitit 1946 shkruan: Republika Popullore e Malit të Zi përfshinë territorin e Rretheve (Srezeve) aktual: Andrijevices, Barit, Beranes, Bjelopoljes, Dnillovgradit, Kollashinit, Kotorrit, Nikshiqit, Plevljes, Titogradit, Ulqinit, Hercegoves, Cetinjes, Shavnikut dhe qytetet Titogradi, Cetinja, Nikshiqi dhe Plevlje.

Srezet në këtë rast përfaqësojnë njësitë territoriale të veçanta që së bashku përbëjnë territorin e Malit të Zi. Srezet periferike përkufizojnë RP të Malit të Zi me republikat për rreth dhe territorin e RP të Shqipërisë. Edhe territori i Kosovës në këtë kohë përbëhej prej rretheve si njësi territoriale administrative. Rrethi më perëndimor ishte rrethi i Pejës. Nga këtu del se territori i Malit të Zi përmes rretheve (srezeve) në lindje kufizohet me Rrethin e Pejës (territori i Kosovës).

Bazuar në këtë mund të përcaktohet saktë territori i Malit të Zi dhe identifikimi i kufirit fillestar mes Kosovës dhe Malit të Zi. Krejt çka duhet bërë është gjetja e hartave më të sakta dhe të besueshme të asaj kohe. Harta është produkt që prezanton sipërfaqen e tokës në letër (rrafsh). Të gjitha objektet e paraqitura në hartë edhe ato administrative (kufijve) identifikohen përmes legjendës apo çelësit të deshifrimit i cili mund të jetë aneks apo edhe publikim i veçantë. Harta është statike dhe prezanton gjendjen në kohen e caktuar për hapësirën e caktuar (zonën e interesit). Me që ne kemi të bëjmë me kohën e formimit të njësive administrative të ish Jugosllavisë në periudhën 1945/50, për shfrytëzim kemi marr hartat më të sakta të asaj kohe. Me qenë se këto harta përfaqësoheshin nga hartat topografike me shkallë 1:50 000, për të sqaruar vijën kufitare qarqeve shkencore, klasës politike, shoqërisë civile dhe opinionit të gjerë, duhet të disponohet edhe me shpjeguesi (çelësin topografik) për harta topografike e publikuar nga IGJU (VGI).

Për këtë ndihmesë të madhe ka ofruar materiali i komisionit shtetëror i publikuar në Web faqen e kryeministrisë së Republikës së Kosovës me titull: “Permbledhje e shkurter e dokumentacionit teknik te trajtuar nga komisioni per shenjimin e vijes kufitare ndermjet Republikes se Kosoves dhe Malit te Zi” (Titulli origjinal).

Duke u bazuar në këtë, rrjedh se ekziston vija kufitare në hartat topografike deri në vitin 1964 e që prezanton kufirin e Srezeve. Nëse kjo është e vërtetë, e me analiza shkencore kemi vërtetu që është e vërtetë, atëherë edhe identifikimi i vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi është shumë i lehtë, bindës dhe i verifikuar. Këtë vijë mund ta identifikoj kush do nga ekspert të ndryshëm, gazetar, politikan, administrator, deri tek një shofer i cili din të lexoi një hartë të rrugëve. Me rëndësi të veçantë është se dokumenti më i lartë juridik i shtetit fqinjë ka të definuar këtë territor. Prandaj është dashur që qeveria e Kosovës të përdor kushtetutën e Republikës Popullore të Malit të Zi të vitit 1946 neni 3, hartat topografike deri në vitin 1962, çelësin topografik të vitit 1964 të cilin e posedon edhe komisioni shtetëror i Republikës së Kosovës dhe të caktohet vija kufitare mes këtyre dy shteteve. Gabimi hapësinor kish me qenë shumë i vogël sepse harta ka shkallë 1:50 000.

Te gjitha kushtetutat federative dhe republikane qe nga viti 1946 pastaj 1963 dhe 1974 e kane te theksuar se kufijte brenda Jugosllavise nuk mund te ndryshohen pa pelqimin e njesise perkatese, e gjer me tani askush nuk e ka prezantu asnje dokument se nje ndryshim i tille mund te kete ndodhur.Ne vitin 1974 ka pasur vetem ndryshime ne aspektin juridiko-kushtetues te statusit politik te Kosoves , ndersa ne aspektin territorial asnjë centimeter nuk i eshte shtuar apo hjekur Kosoves nga ajo cka ka kishte nga delimitimi i periudhes post Lufta e Dyte Boterore.Ne vitin 1974 statusi politik i Kosoves u ngrite ne njesi federale me kompetenca te shumta shtese,nder to edhe e drejta qe institucionet e Kosoves te jene te vetmet qe kane pergjegjesine per ndryshime te kufijeve te saj si Krahine.

Te gjithe ata qe i referohen kufirit te vitit 1974, ne realitet jane duke ju referuar kufirit qe i eshte percaktuar territorit te Kosoves menjhere pas luftes se dyte botrore nga lidershipi Jugosllav i asaj kohe.

Menjëherë pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutave Federative dhe Republikane 1946/1947 procesi eshte percjellur me delimitim kur vijat kufitare jane paraqitur neper harta topografike nga IGJU e pastaj edhe nga institucione dhe institute/organizata te ndryshme te specializuara ne publikimin e hartave te ndryshme ne fusha te ndryshme

Garanci për një kufi të suksesshëm dhe pa tjetërsim të territorit mes dy shteteve do të ishin:
1. Kushtetuta e Malit të zi si akt juridik me sovranitet territorial te Malit të Zi, i nxjerr nga vet Parlamenti i Malit të Zi i harmonizuar me kushtetutën e ish Jugosllavisë dhe republikave fqinjë (në këtë rast me RP të Serbisë).
2. Hartat topografike të viteve 1946/47/49/51/55/58 etj si dokumente zyrtare tepër të besueshme dhe tepër sekret.
3. Albumi i Ushtrisë së Jugosllavisë me komplet hartat topografike si produkt i një institucioni qeveritar dhe të sigurisë me ekspert (hartograf) të nivelit të lartë dhe me mbikëqyrje politike.
4. Çelësi i hartave topografike i viti 1964 si një shpjegues hartografike nga i cili nuk guxon të ketë shmangieje për identifikimin e çdo gjeje në hartat topografike, i përpiluar nga IGJU (VGI) për interesa të ish Jugosllavisë.

Kështu do të demarkohej vija kufitare mes Kosovës dhe Mali të Zi pa asnjë problem. Mali i Zi do të respektonte aktin më të lartë juridikë të shtetit të tyre, ndërsa Kosova do të respektonte tersine territoriale që e kishte nga viti 1945 dhe do të mbronte interesat e saja në tërësi dhe popullatës vendase në veçanti. Edhe nëse çështja kishte kaluar në arbitrazh ndërkombëtar, komisioni shtetërorë i Kosovës do të kishte dokumente të mjaftueshme juridike dhe grafike që të dëshmonte se kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi nga fillimi ka qenë në Kullë të Zhlebit dhe në qafën e Çakorrit, duke u mbështetur në dokumentet zyrtar të Malit të Zi, të Federatës Jugosllave, përfshirë këtu edhe IGJU (VGI-në).

Mosnjohja e gjeografisë dhe mos aplikimi i këtyre dokumenteve i ka krijuar një komoditet të pa krahasueshëm palës Malazeze që të imponoi kadastrën si metodologji kyçe për demarkim të vijës kufitare. Pas nënshkrimit të marrëveshjes palës kosovare i është shkaktuar një dëm i pa riparueshëm dhe shumë vështire per tu rishikuar dhe per ti hapur rrugën përmirësimit eventual.

Mosgatishmëria e shfrytëzimit të të gjitha fakteve hartografike dhe juridike nga pala kosovare jep të kuptohet se nuk ka gatishmëri për rishikim dhe se si e tillë çështja është e mbyllur. Nga rrjedhja e gjërave mund të konstatohet se të gjitha këto faktet do të jenë material i çmuar hulumtues për shkencën e historisë në të ardhmen që të vërtetoj se ku ka devijua situata në dëm të Kosovës dhe të bëjë përshkrimin përmes vërtetimit të tezave mbi rolin e individit apo bashkësisë së individëve mbi marrëveshjen finale dhe ratifikimin e demarkacionit aktual me Malin e Zi. Me siguri që këto rezultate do të jenë në trendin e vazhdueshëm të t’kurjes së territoreve shqiptare me kalimin e kohës dhe përfundimisht të zbulohet arsyeja PSE.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending