Profesoresha e Deharit e tronditur: Tepër e dhimbshme studenti im i mirë

Profesoresha në Fakultetin e Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci është tronditur nga vdekja e Astrit Deharit, i cili ishte student i saj.

Periskopi.com Lajme

“E dhimbshme, tepër e dhimbshme studenti im i mirë, aktivisti shembullor, patrioti i vëretë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Latifi-Pupovci vdekjen e Deharit e ka pranuar shumë rëndë, transmeton Periskopi.

“Astrit, studenti im i shkelqyeshem, nuk po mund te besoj se me nuk do te jesh ne mesin tone. Fjalet me jane ngujuar ne tru dhe nuk po mund ti shqiptoj as me goje e as me gishterinje. E dhimbshme, teper e dhimbshme studenti im i mire, aktivisti shembullor, patrioti i vertete. Do te mbetesh ne kujtesen time si i vecante”, thuhet në statusin e saj. /Periskopi/

Shpërndaje në: