Connect with us

Lajme

Problemi i Sirisë kthehet në pikën zero

Published

on

Qeveria e Shteteve të Bashkuara shprehu “zemërimin” e saj për një sulm mbi një konvoj ndihmash pranë qytetit Alepo të Sirisë.

Sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, 12 veta janë vrarë në këtë sulm.

Kombet e Bashkuara konfirmuan se konvoji është qëlluar pranë lagjes Urm al-Kubra, por nuk dhanë detaje të tjera.

Aktivistët thanë se sulmi ajror ka goditur kamionët disa orë pasi ushtria e ka shpallur të përfunduar armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Rusia.

Uashingtoni, në anën tjetër, tha se “do të rivlerësojë perspektivat e ardhshme për bashkëpunim me Moskën”.

“Destinacioni i këtij konvoji ka qenë i njohur për regjimin sirian dhe Federatën Ruse”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby.

“Dhe, prapëseprapë, këta punëtorë të ndihmës u vranë në përpjekjet e tyre për të ndihmuar popullin sirian”, shtoi ai.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup monitorues me seli në Londër, tha se sulmi është kryer ose nga avionët sirianë, ose nga ata rusë. Damasku nuk ka komentuar.

Shefi për ndihma i OKB-së, Stephen O’Brien, tha se nëse “sulmi i egër” del se ka qenë i qëllimshëm, do të përbëjë krim.

Sipas një zëdhënësi të OKB-së, së paku 18 prej 31 kamionëve janë goditur. Konvoji është nisur të shpërndajë ndihma për rreth 78,000 njerëz.

Sulmi duket se është sinjal për kolapsin e përpjekjeve të SHBA-së dhe Rusisë për t’i dhënë fund dhunës në Siri.

“Nuk e dimë nëse armëpushimi mund të rikthehet”, tha një zyrtar amerikan në kushte anonimiteti, transmeton BBC.

“Në këtë moment, rusët duhet të dëshmojnë shumë shpejt seriozitetin e tyre, në të kundërtën nuk mund të shpëtohet asgjë”, tha ai.

Forcat qeveritare dhe ato rebele kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.

Dërgesat e ndihmës në zonat e rrethuara kanë qenë pjesë e rëndësishme e marrëveshjes për ndërprerje të armiqësive, të ndërmjetësuar javën e kaluar.

OKB-ja tha se ka marrë miratimin e Qeverisë siriane për të arritur në të gjitha zonat e rrethuara që kanë nevojë për ndihmë. Por, sipas OKB-së, qasja në shumë prej tyre ka qenë e kufizuar për shkak të luftimeve, pasigurive dhe vonesave administrative.

Armëpushimit po ashtu i është dhënë një goditje të shtunën, kur avionët luftarakë të koalicionit që udhëheq SHBA-ja kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik, kanë bombarduar trupat siriane në qytetin Deir el-Zor, por me sa duket pa qëllim.

Zyrtarët thanë se këto sulme kanë lënë të vrarë mbi 60 ushtarë. Presidenti sirian,Bashar al-Assad, i ka cilësuar ato si “shembulli i fundit i agresionit flagrant të SHBA-së kundër pozicioneve të ushtrisë siriane, e në interes të organizatës terroriste Daesh” apo Shteti Islamik.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mbështesin palë të kundërta në konfliktin sirian. Kremlini mbron Assadin, ndërsa Uashingtoni kërkon largimin e tij.

Lufta në Siri ka nisur në vitin 2011. Javën e kaluar, Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut tha se mbi 300,000 njerëz janë vrarë deri më tash në konflikt.

Shifra e fundit e dhënë nga OKB-ja – e cila ka ndaluar ndjekjen e viktimave në vitin 2015 – ka qenë 250,000 të vrarë në Siri.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending