Connect with us

Lajme

Erdogan sërish arrogant me BE’në: Ndihemi rehat edhe nëse nuk na pranoni

Published

on

Turqia do të ndihet rehat nëse Bashkimi Evropian thotë se ajo nuk mund të pranohet si anëtare, ka thënë Erdogan për BBC.

Duke folur për emisionin e Zeinab Badawi, ai tha se Turqia ishte “në gjendje të qëndrojë në këmbët e saj”.

Ai gjithashtu mohoi që shteti ka burgosur 150 gazetarë, duke thënë se ishin vetëm dy të tillë.

Ndërkohë, Turqia ka vazhduar mbajtjen e drejtorit lokal të ‘Amensty International’ dhe nëntë të tjerëve.

Idil Eser ishte arrestuar më 5 korrik gjatë mbajtjes së punimeve për sigurim digjital dhe menaxhment të informacionit, bashkë me shtatë aktivistë për të drejta, dhe dy trajnerë të huaj.

Të dhjetit janë akuzuar si pjesëtar të “organizatës së armatosur terroriste” – megjithëse ‘Amnesty’ thotë se është e paqartë se cili prej tyre, raporton BBC, transmeton Periskopi.

Arrestimi i tyre ka alarmuar gjithë botën, duke ngjallur frikë se liria e shprehjes është duke u shtypur nga Presidenti Erdogan.

‘BE po e humb kot kohën tonë’

“Nëse Bashkimi Evropian thotë se ‘Nuk do të jemi në gjendje të pranojmë Turqinë në BE’ kjo do të jetë në rregull për ne…” tha Erdogan për BBC.

“Bashkimi Evropian nuk është i domosdoshëm për ne… Jemi të relaksuar.”

Zotëri Erdogan tha se shumica e Turqisë nuk e “dëshiron më Bashkimin Europian”, dhe ai beson se trajtimi që i bën kjo e fundit Turqisë është jo i sinqertë.

Gyleni ‘nuk ka ikur’

Presidenti ka folur për 15 qershorin e viti të kaluar ku ushtria kishte tentuar ta rrëzonte prej pushtetit Erdoganin. Në atë kohë 260 njerëz kishin vdekur në rrugë si pasojë e bombardimeve nga ushtarët dhe tankset drejtuar civilëve.

Pas 12 muajve shteti ka krijuar ekipe urgjencash në rast trazirash të ngjashme. Më shumë se 50, 000 njerëz janë arrestuar, dhe 140,000 janë suspenduar që supozohet se kanë pasur lidhje me klerikun Fetullah Gulen i cili jeton në Amerikë.

79 vjeçari Gylen ka akuzuar se këto orkestrimet janë të pa-vërteta. Si gjithmonë, Presidenti Erdogan kërkon me ngulm që ai të ekstradohet nga Amerika.

Zotëri Gylen i cili shihet nga qeveria turke si udhëheqës i një organizate terroriste, ka thënë për Reuters se “Nëse Amerika e sheh të përshtatshme të më ekstradojë, me gjithë qejf isha larguar (për Turqi)”./Periskopi/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending