Policia të përdorë ‘laso’ për të ndaluar veturat e shoferëve të pabindur (Video)

Leonard Stock nga Arizona e Shteteve të Bashkuara, e ka krijuar një sistem i cili del nga pjesa e përparme e veturave të Policisë dhe e mbështjellë rrotën e makinës që është duke ikur.

Periskopi.com Tech & Auto

Në këtë formë, po pretendohet të ndalohen shoferët e pabindur, të cilët nuk respektojnë urdhrat dhe vazhdojnë të vozisin përkundër ndalesës, transmeton Telegrafi.

Pa përdorur armë, shirita me gjemba apo mjete tjera ndalimi, kjo metodë po konsiderohet si shumë e mirë dhe e sigurt.

Për tetë vite me radhë, janë bërë testime të këtij mjeti dhe asnjëherë nuk ka rezultuar ndonjë komplikim që do të shkaktonte incident.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni se si vepron e ashtuquajtura laso, që kapë vetura në vend të lopëve.

Nuk bëhet e ditur, nëse ky mjet do të hyjë në funksion dhe të përdoret për ndjekjet policore. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=HMNcHjphAMk

Shpërndaje në: