Policia shqiptare paralajmëron: Të shtunën kjo rrugë duhet shmangur

Periskopi.com Lajme

Të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët kanë planifikuar të shkojnë në plazh ditën e nesërme, duhet të bëjnë kujdes kalimin në autostradën Tiranë – Durrës, për të shmangur një bllokim të mundshëm të trafikut siç ndodh rëndom. Policia bën thirrje të përdoren akset alternative rrugore si Tiranë – Ndroq – Plepa – Durrës.

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore njofton se për ditën e nesërme nisur nga vrojtimet e dy javëve të fundit, ngarkesa në aksin rrugor Tiranë – Gjiri i Lalzit do të jetë e mbingarkuar për shkak të fluksit të mjeteve të pushuesve  nga Tirana dhe qytetet e tjera që synojnë këtë zonë plazhi.

Janë të lutur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës  ose në alternative edhe aksin Tiranë – Tuneli i Krrabes – Elbasan – Rrogozhinë.

Policia Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve të shmangin tejkalimet e shpejtësisë, parakalimet e gabuara, përdorimin e alkoolit dhe gjithashtu në cdo rast të perdorin rripat e sigurimit dhe për motoçiklistet kaskat mbrojtëse.

Shpërndaje në: