Policia jep detaje për biznesmenin shqiptar që u gjet pa jetë në kanal

Periskopi.com Lajme

Policia e shtetit ka dhënë detaje për ndarjen nga jeta të biznesmenit të kromit në Bulqizë, Murat Duriçi, pronar i kompanisë “KELI-M-13”.

Sipas policisë rreth orës 21.00 të së premtes, në qytetin e ri të Bulqizës, shtetasi Mentor Ceku, 45 vjeç, banues në Bulqizë, duke drejtuar automjetin tip Ford ka përplasur këmbësorin Murat Duriçi, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Sipas policisë drejtuesi i automjetit pas aksidentit ka braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes. “Pas kërkimeve nga ana e policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij në komisariat. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit” – thuhet në reagimin e policisë. Mësohet se autori i aksidentit ka qenë në gjendje të dehur. Sipas të njëjtave burime, biznesmeni 53-vjeçar kishte dalë për të bërë vrap kur është përplasur nga makina.

Shpërndaje në: