Policia italiane kap dy hajdutë shqiptarë

Periskopi.com Lajme

Policia italiane në Bolzano ishte raportuar për një makinë të vjedhur dhe pas këtij raportimi u vu në ndjekje të saj. Gjatë ndjekës dy persona që ndodheshin në makinë e braktisën makinën dhe tentuan të largoheshin.

Brenda një harku të shkurter kohe policia bëri të mundur kapjen e dy personave nga ku rezultoi se ata ishin shqiptare, njëri prej të cilëve  u identifikua si Indri Caka, kurse tjetri ishte një i mitur.

Mediat italiane raportojnë Indri Caka ishte në kërkim për disa krime të kryera në shtetin italian.

Në automjetin e vjedhur nga dy shqiptarët policia gjeti një laptop, disa kamera, kaçavida dhe doreza për kryerjen e grabitjeve.

Indrit Caka u arrestua menjëherë nga policia, ndërsa i mituri u la i lirë./Oranews/

Shpërndaje në: