Connect with us

Lajme

Policia e Kosovës konfiskon mbi 33 kilogramë marihuan

Sipas një njoftimi për media është bërë e ditur që Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka realizuar një operacion policor, me ç’rast është bërë kontrollimi i disa lokacioneve, ku është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

Published

on

Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Ferizajt, ku njësitë policore të DHTN-së kanë kontrolluar në një oborr dhe në objekte përcjellëse në tri vende të ndara kanë gjetur dhjetë kavanoza të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, transmeton Indeksonline.

Ndërsa pas matjes pesha e përgjithshme e substancës narkotike të llojit marihuanë së bashku me kavanoza është 13 kilogramë e 598 gramë.

Në vendin e ngjarjes Forenzika ka bërë vendshikimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e provave materiale, të cilat do të dërgohen për ekzaminim të mëtutjeshëm.

             Rasti i dytë:

Në rastin e dytë, me datën 25 tetor 2016, DHTN-ja gjatë punëve operative në terren ka siguruar informacione se dy të dyshuar janë duke u marrë me trafikim të substancave narkotike.

Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së njërit nga të dyshuarit, me ç’rast është gjetur sasi e konsideruar e narkotikëve.

                Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:

B. V.                       lindur me 1966                  m/sh/k

D. V.                       lindur me 1989                  m/sh/k

Gjatë bastisjes në kulmin e shtëpisë së të dyshuarve janë gjetur 19 paketime të llojit marihuanë.

Në cilësi të provave materiale janë gjetur gjithsej 19 kilogramë e 699 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari i parë dërgohet në qendrën e mbajtjes, kurse i dyshuari i dytë lirohet në procedurë të rregullt, thuhet një njoftimin e policisë./Indeksonline/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending