Connect with us

Lajme

Policia e Kosovës: Delarata e KLMDNJ-së për aksionin në Dardani, jo profesionale

Published

on

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës  KLMDNJ-së, ku ndërhyrja e Policisë së Kosovës për largimin e banorëve nga banesat e uzurpuara në lagjen “Dardania, është cilësuar shkelje e të drejtave të njeriut.

Policia e Kosovës, përmes një reagimi public, deklaratën e KLMDNJ-së e ka quajtur jo profesionale dhe të pa definuar qartë.

 

Ky është sqarimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Policia e Kosovës informon dhe jep sqarim për opinionin e gjerë dhe mediat, se me datë 19.09.2016, duke u bazuar në shkresën e datës 02.09.2016, dërguar nga autoritetet kompetente, respektivisht nga Gjykata Themelore në Prishtinë tek Policia e Kosovës, ku është kërkuar asistencë në ekzekutimin e lëndës me (nr.E.nr. 81/09) në Dardani-Prishtinë, janë ndërmarrë veprime konkrete operacionale për ofrimin e asistencës në ekzekutimin e kësaj lënde sipas vendimeve dhe procedurave ligjore.

Ju njoftojmë se bazuar në mandatin dhe obligimi që ka Policia e Kosovës, qëllimi i veprimeve të tilla operacionale ka qenë për të ofruar siguri për zyrtarët e autorizuar të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe zyrtarëve të tjerë gjatë proceduarës së përmbarimit të lëndës së potencuar më lart, ruajtja e rendit, qetësisë publike dhe ndërmarrja e masave ligjore ndaj secilit që cenon rendin dhe sigurinë.

Në vendin e ngjarjes gjithashtu ka qenë edhe gjyqtari kompetent i lëndës prandaj të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me autoritetet respektive.

Gjatë ndërmarrjes së veprimeve operacionale në ofrimin e asistencës për ekzekutimin e kësaj lënde, banorët nuk janë pajtuar për lirimin e banesave dhe nuk kanë përfillur rekomandimet dhe as urdhërat e zyrtarëve kompetentë dhe në drejtim të zyrtarëve policorë kanë hedhur gjësende, si: ujë me shishe, kova të ujit, gjësende të forta (gurë) etj, përderisa një zyrtar policor dhe disa persona tjerë kanë pësuar lëndime, Policia ka shoqruar për intervistim disa persona.

Policia e Kosovës, megjithatë ka arritur ta vëjë situatën nën kontroll  duke krijuar kështu kushtet e nevojshme për ekzekutimin e lëndës nga organet kompetente.

Sqarim shtesë:

Reagim lidhur me deklaratën e KMDLNJ-së

Lidhur me reagimin e (KMDLNJ-së) Këshillit për mbrojtje të të drejtave dhe lirive njerëzore, ku ndër të tjera në mënyrë jo të duhur thuhet : “përdorimi i forcës së tepruar nga ana e Policisë së Kosovës dhe nga ana e banorëve ka qenë e panevojshme” paraqet një deklaratë jo profesionale dhe të pa definuar qartë. Policia e Kosovës të gjitha veprimet e saj i ndërmerr duke u bazuar në ligje të aplikueshme dhe sipas procedurave standarde të operimit, gjithnjë duke pas parasyshë të drejtat njerëzore, dhe ri-konfirmojmë se: Policia në asnjë rast nuk ka perdor forcë të tepruar, por të gjitha veprimet për garantimin e sigurisë së përgjithshme dhe garantimin e sigurisë së zyrtarëve kompetent për realizimin e vendimeve të autoriteteve kanë qenë të domosdoshme dhe proporcionale për të arritur objektivat ligjore.

Edhe një herë sqarojmë për opinionin e gjerë se Policia është institucion i zbatimit të ligjit, dhe njëkohësisht ka obligim ligjor dhe është detyrim i saj zbatimi e vendimeve të autoriteteve kompetente të drejtësisë, megjithatë ju garantojmë se në çdo veprim operacional policor jemi të perkushtuar të shfaqim profesionalizëm dhe respektim të të drejtave të garantuara njerëzore.

Gjë që dëshirojmë që të gjithë qytetarët ta kenë të qartë  se në rastin në fjalë veprimet policore kanë qenë të domosdoshme dhe proporcionale për të arritur objektivat ligjore.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending