Policia e kishte montuar rastin e agjentëve të shërbimit sekret gjerman – thotë Enver Robelli

Periskopi.com Lajme

Në një opinion për Koha.net, Enver Robelli flet për imazhin e dëmtuar rëndë të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës duke i përmendur disa skandale të mëdha. Vjedhja e drogës në dhomën e dëshmive është një ndër këto raste. Por një tjetër i cili nuk bëri bujë aq të madhe, ishte rasti i agjentëve të shërbimit sekret gjerman BND, të cilëve iu mvesh një krim – konkretisht shpërthimi i një mjeti në oborrin e ICO-së – përgjegjësinë për të cilin thotë se e mori më pas një grup fantom.

Por pse iu mvesh faji këtyre agjentëve? Robelli mendon se kjo ishte bërë sepse ky shërbim sekret e kishte përshkruar Thaçin si një kriminel që e ka për qëllim të mirëmbajë kaosin kriminal për t’i mbajtur kështu të lulëzuara bizneset e tij dhe të njerëve të tij. «Ata nuk kanë interes të ndërtojnë rend funksional shtetëror, sepse një sistem i tillë do t’i pengonte bizneset e tyre që po lulëzojnë» shkruhej në raportin e BND-së, citon Robelli.
Opinioni i Robellit është shkruar për të komentuar akuzën e Prokurorisë të ngritur ndaj gjashtë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për terrorizëm. A mund t’i besohet asaj kur merret parasysh e gjithë ajo kapje – për të cilën u dëshmua edhe në përgjimet e publikuara nga portali Insajderi? Robelli mendon se jo.

Lexo opinionin e plotë: http://koha.net/?id=31&o=1453

Shpërndaje në: