Connect with us

Lajme

Policia: 1500 serbë ishin në festën e “Vidovdanit”

Published

on

Policia e Kosovës, përmes një kumtese thotë se lidhur me aktivitetet dhe manifestimet tradicionale religjioze ortodokse të festës së ‘Vidovdanit,’ ka ndërmarrë me kohë të gjitha veprimet paraprake dhe ka përgatitur planin operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë.

Policia e Kosovës në kumtesë pasi tregon për një masash që ka ndërmarrë lidhru me këtë manifestim thotë se në këto manifestime morën pjesë prej 1300-1500 pjesëmarrës, të cilët në mënyrë të organizuar kanë festuar në Graçanicë dhe Gazimestan të rajonit të Prishtinës.

Rreth orës 09:00, manifestimi ka filluar në Graçanicë, ku kanë marrë pjesë rreth 900 pjesëmarrës, përderisa Policia është përkujdesur për mbarëvajtjen e tij pa incidente si dhe duke mundësuar qarkullimin e trafikut duke ri-drejtuar automjetet në rrugë alternative. Rreth orës 13:00, ka filluar edhe manifestimi tek monumenti i Gazimestanit, ku kanë marrë pjesë prej 1.300 – 1.500 pjesëmarrës, ku edhe në këtë lokacion njësitet policore janë përkujdesur për mbarëvajtjen e manifestimit si dhe rregullimin-orientimin e komunikacionit rrugor.

Gjatë zhvillimit të të gjitha aktiviteteve manifestuese sa i përket aspektit të rendit dhe sigurisë së përgjithshme në mbarëvajtjen e këtyre manifestimeve deri në përfundim të tyre, në këto dy lokacione çdo gjë ka shkuar sipas planit të paraparë operativ dhe nuk është shënuar asnjë incident, përderisa pas përfundimit, rreth orës 13:45 pjesëmarrësit kanë filluar të shpërndahen ngadalë ashtu siç edhe kishin ardhur në mënyrë të qetë. Vlen të potencohet rreth orës 15:50, nga zyrtarët policorë është raportuar se që gjatë kthimit të eskortës e cila ishte në përcjellje të Policisë, në fshatin Lisicë të Mitrovicës në jug është hedhur koktej molotovi, përderisa nuk është raportuar për ndonjë dëm material apo lëndime në njerëz. Njësitet relevante policore kanë dalë në lokacion dhe po hetojnë rastin. Një informacion tjetër, po ashtu është pranuar se ka pasur gjuajtje me gur në drejtim të një furgoni, i cili nuk ishte në përcjellje të Policisë, përderisa dy persona kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Mitrovicës në veri. Policia e Kosovës edhe në këtë rast është duke ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending