Plisat flasin për koktej molotovin, kjo është e vërteta

Tifozët e klubit basketbollistik të Prishtinës, Plisat kanë reaguar pas deklaratave të policisë se atyre iu janë gjetur disa koktej molotova në autobusin e tyre.

Periskopi.com Sporti

Plisat kanë hedhur poshtë deklaratën që  dha më herët gjatë ditës, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili kishte thënë se në njërin nga autobusat ishin gjetur koktej molotovi.

“Në vend se të gjejnë fajtorin kryesor për sulmin qyqar që iu bë Plisave, lojtarëve dhe stafit të KB Prishtinës nga persona që shfrytëzuan terrin, gurët dhe të qenit në shtëpinë e tyren, dikush po përpiqet që të ndajë fajin mes të gjithëve në mënyrë të barabartë, si rrugë më e përshtatshme për ikjen nga përgjegjësia”, shkruhet në postimin e Plisave në Facebook.

“Në këtë kontekst po plasohet edhe lajmi për gjetjen e shisheve me koktej molotovi në njërin prej autobusëve me të cilin po barteshin Plisat. Me këtë rast në hedhim poshtë këtë pretendim, kërkojmë nga organizatori i turneut të na kompenzojë dëmin material që erdhi si rezultat i dështimit të organizimit të tyre, e mos të përpiqen që paaftësinë e tyre ta fshehin me gënjeshtra”, u shkrua nga Plisat. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: