Pjesa e parë: Franca në epërsi falë gabimeve të Kroacisë (Video)

Periskopi.com Botërori 2018

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Kupës së Botës ndërmjet Francës dhe Kroacisë me rezultatin 2-1

Kroacia e nisi shumë mirë takimin duke dominuar ndeshjen, por në minutën e 19-të Mandzukic shënoi autogol dhe Franca kalon në epërsi, raporton Periskopi.

Kroatët u kundërpërgjigjën shpejtë duke barazuar me anë të Ivan Perisic, i cili shënoi gol të bukur në minutën e 28-të për të barazuar shifrat në 1-1.

Në minutën e 36-të Perisic luan me dorë në zonën e 16 metërshit dhe gjyqtari Pitana akordon penallti pas konsultimit me VAR.

Griezmann nuk gabon nga pika e bardhë dhe Franca rikthen epërsinë në minutën e 38-të.

Kroatët reaguan mirë edhe pas golit të dytë të pranuar, duke sulmuar portën e francezëve, por pa arritur të gjejnë golin e barazimit. /Periskopi/


Shpërndaje në: