Pioli kërkon fitore në derbi

Trajneri i ri i Interi, Stefano Pioli, ka deklaruar se dëshiron vetëm fitore ndaj Milan.

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri  i Lazios në konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i Inter, është shprehur se ka motivuar lojtarët para derbit dhe se është fatlum që stërvit një grup lojtarësh si të Interit.

“Janë emocione të forta, të cilat duhet të na lejojnë të shkojmë në këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme, me shumë përqendrim dhe vendosmëri. Sepse duam që derbi të jetë i yni”.

Interi do të mundohet të fitojë dhe të ristartojë sezonin përsëri.

Milan-Inter është kryendeshja e javës në Seria A. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: