Pioli: Ibra nuk do të jetë dhe e qortova për videon në internet

Periskopi.com Sporti

Nata e “San Siros”, nesër mbrëma, do ta vendosë kryesuesit e Milanit kundër Juventusit, për nëntë sezone si kampion. A do të marrin kuqezinjtë e Pioli nga dominimi i Juventusit?

Tekniku Stefano Pioli driblon argumentin: “Le të mos e ndryshojmë synimin tonë. Nesër është Juve dhe ne do të kërkojmë të fitojmë. Milan-Juve mbetet për historinë, për sa vijon është e rëndësishme. Ne jemi në një maratonë dhe nuk mendojmë vetëm për një ndeshje. Juvja nuk është vendimtare, nuk është ndeshja e jetës. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të bëjmë më të mirën, veçanërisht kundër një kundërshtari kaq të madh”.

Nesër do të jetë një Milan ende pa Ibran, por me Theo të rikthyer (mungoi ndaj Beneventos për shkak të skualifikimit). Urgjenca është në mesatare, me Benacer të dëmtuar dhe Tonali të skualifikuar. Do të jetë një mesatare e faktorit dy “K”: Kesie me Kruniç.

“Unë e qortova Ibrën për videon e postuar në media sociale. Unë u bombardova nga telefonata për të zbuluar, nëse Zlatan do të luante apo jo. Po jua them: Ai nuk do të jetë ndeshjen Milan-Juve. Leao po rritet në vendin e tij, ne duhet të shfrytëzojmë karakteristikat e tij. Ai është shumë i dobishëm. Kruniç luan me meritë, nuk kam rekomandime të veçanta për të,”- deklaroi Pioli.

Ajo që Milani dëshiron të mos ndryshojë, është pozicioni në renditje: nesër ata do ta provojnë përsëri, paçka se përballë do të kenë “Zonjën e Vjetër”.

Shpërndaje në: