Përse nuk hetohen vrasjet e 154 emigrantëve shqiptarë në Greqi?

Familjet e viktimave shqiptarë të vrarë nga policia greke dhe nga neonazistët, ende nuk kanë marrë një përgjigje nga Athina zyrtare, lidhur me hetimet për vrasjet e 154 emigrantëve shqiptarë. Familjarët shprehen se qeveria greke dhe ajo shqiptare të fillojnë hetimin për këtë çështje, pasi numri i emigrantëve të vrarë në tokën greke është mjaft i madh

Periskopi.com Lajme

Më e keqja është se policia mban përgjegjesi për vrasjen e 94 emigrantëve shqiptar, ku nuk kemi asnjë të ndaluar dhe as të gjykuar.

Nga të dhënat numërohen rreth 154 emigrantë shqiptarë të pafajshëm që janë vrarë në tokën greke. Por nga ana tjetër mungon një bashkëpunim i dyanshëm edhe nga ana e Shqipërisë, për të dënuar dhe parandaluar aktet e mëtejshme.

Mesazhi është shumë i qartë! A do të ketë vullnetin politik qeveria greke për të nxjerrë para përgjegjësisë vrasësit?

 

Shpërndaje në: