Connect with us

Sporti

Përmbledhje e Xhiros së katërt në Premier Ligë

Published

on

Xhiroja e katërt në Premier Ligën e Anglisë ishte mjaft ‘e nxehtë”. U shënua një mesatare shumë e lartë e golave, 34 gjithsejt.

 

Derbi i javës u zhvillua në Old Traford midis dy ekipeve miliardere dhe favorite për titull në Ligë: City dhe United. City e mori fitoren, por jo vetëm. Ajo impresionoi me një lojë dominuese në shtëpinë e kundërshtarit. Ajo që nuk do të kapërdihet lehtë nga “djajtë” është sidomos pjesa e parë ku u dërrmuan nga “qytetarët” dhe krahasuar me ta, dukeshin si lojtarë amatorë. Pesë lojtarë të United u përfshinë në formacionin e dështakëve, midis të cilëve edhe “110-milionëshi” Paul Labile Pogba.

 
Trajneri dështak i javës ishte Jose Mourinho, padyshim. I cili nuk ia doli mbanë të shfrytëzonte mbështetjen nga tifozët e tij dhe të shfrytëzonte mungesën e lojtarit më të mirë të Guardiolës, Kun Agueros. Një tjetër arsye për ta quajtur Mourinhon dështak ishte edhe Kevini De Bruyne dhe performanca e tij e mrekullueshme dje. Ai luajti me Mourinhon si maca me miun, ose si Kevini i “Home Alone II” me dy barabat.

 
Arsenal ndërkohë e mposhti Southamptonin falë një gabimi nga referi. Giroud u rrëzua nga Fonte por në fakt, u duk se ishte një rrëzim shumë i lehtë. Unë përshembull, nuk do ta referoja si penallti. Megjithatë Arsenali e meritoi fitoren nëse marrim parasysh aksionet e bukura që i bëri, sidomos në pjesën e dytë. Santi Cazorla ishte mjaft i frymëzuar me Ozilin si krah të djathtë të tij. Mustafi, veç pasimet, luajti mirë… por Arsenali duhet të krenohet me francezin me origjinë polake, Laurent Koscielny, i cili përveçse i ndaloi sulmet e rrezikshme të Southampton, poashtu e shënoi një gol të bukur.

 
A është Arsenali favorit për titull? Varet. Nëse lojtarët kryesor lëndohen përsëri, sikurse në tetë vitet e fundit, atëherë jo. Por nëse referët e dënojnë lojën agresive të kundërshtarëve të saj dhe për rrjedhojë, lojtarët e Arsenalit nuk lëndohet në përmasat e sezoneve të shkuara, atëherë po.

 
Sa i përket ndeshjeve të tjera, veçojmë fitoren e thellë të Liverpool ndaj kampionit aktual të Ligës, Leicesterit. Por, humbja e para dy javëve ndaj Burnleyt megjithatë i mban pezull shpresat e “të kuqëve” për një rikthim në majë. Ata duken jokonsistentë, përsëri. Befason poashtu edhe fitorja bindëse e Tottenham ndaj Stoke, një skuadre mjaft të fortë që ka shpenzuar shumë në vitet e fundit.

 
Chelsea u ndal nga Swansea! Chelsea në formë, i Antonio Contes e shfaqi gjithë brishtësinë e saj në ndeshjen përballë uellsianëve. Të dobët në mbrojtje dhe jokreativ në mesfushë. Falë gjeturisë dhe shkathtësisë së Diego Costës, janë këtu ku janë (2 pikë larg titullit) se ndryshe, do të mbesnin në pozicionet e fundit përsëri. Nëse Chelsea nuk përmirësohet në mbrojtje (dhe ne kemi dyshim sa i përket David Luizit) atëherë do të ketë problem të madh që të mbetet në top katërshe.

 
Evertoni e deklason Sunderlandin! Ky nuk është një lajm. Skuadra e Roland Koeman ka një formë mjaft të mirë dhe mund të jetë befasia e këndshme e këtij sezoni. Ata duken të frikshëm, jo vetëm nga rezultatet. Kanë në radhët e tyre një mbrojtje mjaft të fortë, një mesfushë mjaft të fortë dhe Romelu Lukakun.

 
Çfarë mësuam nga kjo javë? Që City është ekipi më i mirë në ligë. Që United dhe Chelsea kanë probleme të mëdha. Që Liverpool ka një potencial të madh dhe e vetmja gjë që i duhet është konsistenca. Që Everton mund të futet midis ekipeve të mëdha. Që Arsenal po ecë përpara. Që Leicester as në ëndërr nuk mund ta shohë titullin më.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending