Përleshje në Mitrovicë, 10 të arrestuar e katër policë të lënduar

Policia në Mitrovicë ka arrestuar dhjetë persona pasi kanë sulmuar autobusët me tifozë nga Prishtina.

Periskopi.com Lajme

Kjo ka ndodhur pas ndeshjes së basketbollit sonte në Mitrovicë, ku si pasojë katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë marrë lëndime trupore gjatë tentimit të qetësimit të situatës, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i policisë së Mitrovicës, Avni Zahiti, në një prononcim për Klan Kosova konfirmoi që kjo përleshje ka ndodhur si pasojë e disa qytetarëve të cilët kanë hedhur gjësende në drejtim të autobusëve të cilët po bartnin tifozët nga Prishtina.

Ky incident ka ndodhur pasi tifozët përcollën ndeshjen e basketbollit në mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, e cila u realizua në kuadër të gjysmëfinales së Kupër së Kosovës.

Sigal Prishtina kryesoi në këtë garë ndërkaq finalja pritet të zhvillohet të dielën në qytetin e Mitrovicës.

Shpërndaje në: