Connect with us

Lajme

Përkujtohen 28 dëshmorët dhe 32 martirët e rënë në Kaçanik

Published

on

Në dy tubime përkujtimore të ndara, në “Lagje të Re” dhe “Rakoc”, janë përkujtuar në 18-vjetorin e rënies 28 dëshmorë të kombit dhe 32 martirë, të rënë më 9 prill të vitit 1999.

Në vendin e rënies së 19 dëshmorëve dhe 24 martirëve, në Rakoc dhe Lagje të Re, kryetari i Komunës, Besim ILazi në fjalën e tij ka thënë se edhe sivjet na bashkoi përvjetori i rënies heroike të dëshmorëve të kombit e martirëve.

”Sot është një ditë dhembje, por edhe krenarie. Të rënët e bënë historinë, ndërsa neve na dhanë mundësinë që të shkruajmë atë. Ne mund të kemi keqkuptime e mospajtime të ndryshme, por busullë për orientimin tonë drejt rrugës më të mirë janë përmendoret dhe lapidarët e të rënëve të vendit tonë” tha mes tjerash Kryetari Ilazi. Në tubimin në Lagje të Re, në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës foli Shefket Troni, i cili çmoi lartë kontributin e të rënëve për lirinë e vendit, ndërsa tha se ne duhet punuar që amanetin e tyre a qojmë në vendin që ata e ëndërruan.”Sot, për të gjithë ne është një ditë shumë e veçantë, e cila sjellë në kujtesën tonë të përbashkët Betejën heroike të Kaçanikut, të cilën brigada 162 “Agim Bajrami’, e shkroi me gjakun e trimave të saj. “18 vite më parë, më 9 prill të vitit 99’, qindra të rinj e të reja, luftëtarë të paepur të vendit tonë luftuan me guximin dhe vendosmërinë e ushqyer nga ideali i tyre i pastër për jë Kosovë të lirë, e cila u bë edhe realitet”, ka theksuar Troni.

Sipas tij sot në kujtojmë heronjtë tanë, të cilët nuk janë mes nesh.

“Në këtë përvjetor, ndihemi krenar sepse teksa i vizitojmë në vendin ku prehen të qetë , e dimë se amaneti i tyre është plotësuar ashtu siç kërkuan dhe ëndërruar”, ka thënë Troni. Në emër të familjeve të dëshmorëve, të pranishmit i ka falënderuar Azem krienvjeva, babai i dëshmorit Raif Krivenjeva. Ndërkaq Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hajrush Kurtaj foli më gjerësisht për Betejën e Rakocit.

“UÇK-ja, kishte marrë përgjejgësi të paguante çmimin më të lartë për lirinë e popullit të Kosovës. Ushtria sebrbe kishte kohë që kishte planifikuar një skenar vrasës kundër qytetarëve të Kaçanikut. Pas humbjeve të njëpasnjëshme që pësuan në beteja të shumta, ato grumbulluan forca të mëdha dhe rrethuan qytetin e Kaçanikut duke sulmuar popullatën civile në Rakoc” tha mes tjerash Kurtaj duke përmendur në fund emrat e gjithë të rënëve të Betejës së Rakocit. Manifestimin në Rakoc e përshëndeti edhe Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, i cili shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj vlerave të luftës. Ndërkaq në emër të familjeve të dëshmorëve pjesëmarrësit i ka falënderuar Jetmir Zeneli- djali I dëshmorit Muhamet Zeneli. Pranë pllakave përkujtimore e të rënëve janë vendosur kurora lulesh, ndërsa më pas janë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. Në Betejën e 9 Prillit, në “Lagje të Re” ranë dëshmorët: Izahir Troni, Mynyr Thaçi, Remzi Zharku, Blerim Raka, Habit Dullovi, Raif Krivanjeva, Fatmir Horuni, Sylejman Kuka dhe Burim Rexha, ndërsa në Betejën e “Rakocit” ranë heroikisht dëshmorët: Fadil Çaka, Nehat Çaka, Faruk Dogani, Muhamet Zeneli, Ilir Zharku, Nexhmush Elezi, Luminije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu, Abdurrahim Shehu, Reshat Shehu, Daut Rakoci, Kjani Bela, Shefket Fera, Nexhmi Fera, Adem Rakoci, Nevzat Çallaku, Mukadeze Muhaxheri-Lika dhe Kadri Trena.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending