Periskopi mëson detajet e para nga ndalesa që iu bë Daut Haradinaj në Vjenë

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj është ndalur nga polica në Vjenë në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia, shkruan Periskopi.

Burime të Periskopit brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme bëjnë me dije se sipas informatave të para thuhet se është një ndalesë e shkurtër.

“Jemi duke u munduar me sqaru këtë ndalesë dhe sipas informacioneve të para është një ndalesë e shkurtër”, ka thënë ky burim për Periskopin.

Lidhur me ndalimin e deputetit Haradinaj, Periskopi mëson se MPJ së shpejti do të dalë me një deklaratë./PERIKSOPI/

Shpërndaje në: