Connect with us

Lajme

Përfundojnë pa zgjidhje bisedimet për ribashkimin e Qipros

Kanë përfunduar pa zgjidhje bisedimet paqësore për Qipron të ndërmjetësuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), pasi palët nuk arritën marrëveshje për zgjidhje të problemit.

Published

on

Lideri qipriot grek, Nicos Anastasiades, dhe lideri qipriot turk, Mustafa Akinci të dielën dhe të hënën kanë qenë të përfshirë në negociata intensive për ti dhënë fund mosmarrëveshjeve disa dekadashe, raporton Anadolu Agency (AA)

“Me gjithë përpjekjet e tyre të mira, ata nuk kanë qenë në gjendje të afrojnë qëndrimet e nevojshme mbi kriteret për rregullimin territorial që do të hap rrugën për fazën e fundit të bisedimeve”, thuhet në njoftimin e OKB-së në të cilin sqarohet se palët janë kthyer në Qipro.

Pala turke e Qipros, fajin për dështimin e bisedimeve e ka hedhur te ajo greke të cilën e ka akuzuar për qasje të pakompromist.

“Pala turke e Qipros nuk ka parë qëllime të mira te pala greke”, deklaroi zëdhënësi presidencial i turqve qipriot Baris Burcu, në konferencën për mediat pas dështimit të bisedimeve.

Përkundër besimit se dy burrështetasit janë shumë pranë aritjes së një marrëveshjeje mbi territorin i cili do të administrohej nga qeveria turke qipriote, mbetën mosmarrëveshje se cilat qytete dhe fshatra duhet të përfshihen.

Secila marrëveshje eventuale do të thotë rirregullimin e kufijve ekzistues dhe potencialisht lëvizjen e mijëra banorëve nga shtëpitë e tyre, 42 vjet pas zhvendosjes së parë si pasojë e ndarjes së ishullit.

Burcu tha se oferta e qipriotëve turq për rregullimin territorial ishte që ata të kenë 29.2 përqind të ishullit, për të shtuar se oferta është refuzuar nga pala tjetër.

Në qoftë se arrihet një marrëveshje eventuale për ndryshimet territoriale, atëherë pritet që negociatorët të njoftojnë një datë për takimin përfundimtar mes liderëve qipriotë turq dhe grekë si dhe të tre shteteve tjera të përfshira në proces: Turqia, Greqia dhe Britania e Madhe.

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending