Përçahen Nikolic e Vucic, kjo është arsyeja

Pas paralajmërimit për nomiminim e Aleksandar Vuçiqit për postin e Presidentit të Serbisë nga partia e tij SNS dhe me këtë edhe menjanimin e presidentit aktual të Serbisë Toma Nikoliqit, në Serbi ka plasur kaosi.

Periskopi.com Lajme

Kjo për faktin që ende Presidenti i Serbisë, dikur lider i SNS dhe “babai” politik i Vuçiqit, dje ka thënë që megjithatë ka vendosur të kandidojë për President të Serbisë raporton Gazeta Blic.

Kjo ka ngjallur frikën që Vuçiqit mund t’i ikë një pjesë e votuesve pasi që Nikoliq ka përkrahës mes “progresistëve”.

Vuçiqi deri më tashti nuk është deklaruar për situatën e krijuar por për këtë ka folur Daçiqi i SPS-it i cili ka thënë që “do ta ndihmojë” Vuçiqin të mos e revidojë vendimin e tij për kandidaturën pasi që sipas Daçiqit, “Vuçiqi i fiton zgjedhjet në raundin e parë”.

Kush do ta merr postin e Kryeministrit të Serbisë ende nuk dihet.

Pokështu, Vuçiqi ka lënë të hapur mundësinë që me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe zgjedhje parlamentare.Çarja mes “progresitëve” serbë të Vuçiqit e Nikoliqit është e para prejse këta dy patën ikur nga radikalët e Sheshelit.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen në Prill.

Shpërndaje në: