Connect with us

Lajme

‘Perandoria’ e familjes Zharku

Published

on

Mjafton një kërkim i thjeshtë në internet për të gjetur se ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku vjen nga një familje që ka në pronësi dhe lidhje me një numër të madh biznesesh të fuqishme në vend.

Kompani të profileve të ndryshme me qarkullim milionësh dhe individë mjaftë të pasur përbëjnë atë që shumë e quajnë perandoria Zharku.

Së paku pesë prej këtyre bizneseve udhëhiqen ose janë pronë e vëllaut të ministrit Zharku, Ilazit.

Gazeta Fjala, në bazë të dokumentacioneve të nxjerra nga ARBK, ka gjetur se këto kompani merren me tregtimin e naftës, çimentos, materialeve ndërtimore, gurthyes, fabrika për prodhimin e betonit, hoteleri, ndërmjetësim dhe më shumë aktivitete të tjera të cilat lidhen ngushtë me pozitat udhëheqëse që ka mbajtur dhe vazhdon t’i mbaj Lutfi Zharku.

Përveç vëllaut të tij, persona mjaftë të rëndësishëm në këtë mes janë edhe Adem Krasniqi  ish-drejtor i Prokurimit në MTI në periudhën 2008-2010 dhe aktualisht Shef i Kabinetit në MI; Fatos Sahiti vëllai i gruas së Lutfi Zharkut, ish- këshilltar Politik në MTI në periudhën 2008-2010 dhe aktualisht Kryesues i Bordit të Drejtorëve të NPH Ibër Lepenci; Besim Tahiri ish- zyrtar i Lartë i Prokurimit në MTI në periudhën 2008-2010 dhe aktualisht U.D i Drejtorit te Prokurimit ne MI; Beqir Shehu asistent dhe nip i Lutfi Zharkut.

Gazeta Fjala, ka provuar të kontaktoj me Ilaz Zharkun dhe ministrin Lutfi Zharku për të marrë qëndrimin e tyre lidhur me aktivitetet afariste, por nuk ka pasur sukses.

Këto janë bizneset e Zharkut:

“Fast” Sh.p.k. është kompani në pronësi të Ilaz Zharkut e themeluar në vitin 2011 dhe e cila merret me prodhimin e çimentos, prodhimin e gëlqerës dhe llaçit, prodhimin e produkteve prej betoni, tregtimin me  pakicë të pijeve dhe duhanit. Kjo kompani ka në pronësi edhe një fabrik për prodhimin e betonit të gatshëm. Në këtë kompani është e punësuar edhe bashkëshortja e Lutfi Zharkut, Merita Zharku, e cila përfiton nga kjo kompani pagë vjetore prej 5,776.20 euro.

“Por si ndërmjetësues për shitjen e produkteve të kësaj kompanie është edhe Skender Kuka i cili ka filluar punën në Ministrinë e Infrastrukturës në vitin 2015  dhe aktualisht punon si menaxher projektesh në Departamentin për Menaxhimin e Rrugëve pranë MI-se. I njëjti është menaxher në disa projekte të financuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe te gjitha kompanitë që mbikëqyren nga Kuka janë të obliguara që blerjen e materialeve ndërtimore ta kryejnë tek kompania e vëllait të ministrit”, thonë burime të Gazetës Fjala.

“Inex Petrol” Sh.p.k është kompani në pronësi të Ilaz Zharkut e themeluar në vitin 2008, në kohën kur  Lutfi Zharku ishte Ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Sipas procedurave ajo duhej të liçensohej në këtë ministri me nënshkrimin e vëllait të tij Lutfi Zharkut. Kjo kompani merret me përpunimin dhe tregtimin e naftës dhe gazit, me shërbime hoteliere dhe me ndërmjetësime në shit-blerjen e produkteve të naftës dhe derivateve të saj. Kjo pikë e derivateve gjendet në hyrje të Kaçanikut dhe gjithashtu posedon edhe një restorant.

“Geore” L.L.C është kompani e krijuar në 15/03/2016, pas ardhjes se Lutfi Zharkut si Ministër në Ministrinë e Infrastrukturës. Kjo kompani ka si aktivitet primar, nxjerrjen e produkteve nga nëntoka siç janç: nxjerrja e zhavorrit, rërës, hekurit etj. Kjo kompani është e themeluar nga 4 bashkë-pronarë ku njëri ndër ta është edhe Ilaz Zharku. Si bashkë-pronarë është edhe Samedin Rexha aktualisht drejtor i Bifurkacionit në Kaçanik.

Por Samedin Rexha rezulton të ketë qenë drejtor në kompaninë “Aqualab Sh.p.k” & ”Derivati Sh.p.k”. Kompania “Derivati Sh.p.k” kishte si drejtor të saj Samedin Rexha kur u  akreditua në vitin 2009 si “Laborator për Analiza të Naftës dhe Derivateve të saj” dhe njëkohësisht kur ministër ishte Lutfi Zharku.

Një tjetër ortak në këtë kompani është Ahmet Muhaxheri, i cili gjithashtu është edhe pronar i kompanisë “Fershped” nga Ferizaji, kompani kjo e cila sipas burimeve të gazetës është  ndër nën-kontraktorët kryesorë të Bechtel&Enka në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup.

CONS O.K. është kompani në pronësi të Mustafa Vlashit dhe Ilaz Zharkut e themeluar në vitin 2003 dhe e cila kishte si aktivitet primar “Ndërmjetësimin për Shitjen e Lëndës së Drurit dhe Materialeve të Ndërtimit”. Në po të njëjtën periudhë edhe Adem Krasniqi, aktualisht shef kabineti në Ministri të Infrastrukturës themelon një kompani të quajtur “N.T. Rrjeta” e cila kishte si aktivitet primar “Ndërmjetësimin për Shitjen e Lëndës së Drurit dhe Materialeve të Ndërtimit”. Kjo kompani e cila ishte në pronësi të Adem Krasniqit është mbyllur me datë 18/04/2016 afër 15 muaj pasi i njëjti ishte emëruar si Shef Kabineti në MI.

“Kacaniku-Commerce” Sh.p.k është kompani në pronësi të Ilaz Zharkut e themeluar në vitin 2003 dhe e cila merret me prodhimin e produkteve prej betoni, tregtimin me shumicë dhe pakicë të materialeve ndërtimore si dhe me transportin rrugor të mallrave. Kjo kompani ka si bashkëpunëtor disa nga kompanitë më të mëdha të prodhimit dhe tregtimit të materialeve ndërtimore në Kosovë siç janë: Xella Kosova, Silcapor, Sharcem etj.

 

Teksti i plotë në Gazeta Fjala.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending