Connect with us

Lajme

Për të 11-tën herë, Trump akuzohet për ngacmim seksual

kandidati republikan për president, Donald Trump, është akuzuar sërish për ngacmim seksual. Jessica Drake, aktore dhe regjisore filmash për të rritur, është femra e 11-të që lëshohet mbi kandidatin presidencial republikan, pas publikimit të videos së tij me komente fyese për gratë.

Published

on

Drake thotë se një dekadë më parë miliarderi e ka prekur dhe puthur pa dëshirën e saj, e madje i ka ofruar dhe para.

Siç shpjegon ajo, Trumpin e ka njohur në vitin 2006. Ai e kishte ftuar në suitën e vet, ku Jessica shkoi e shoqëruar prej dy vajzave të tjera, sepse nuk ndihej rehat të qëndronte vetëm me manjatin.

“Ai na kapi fort gjithsecilës, na përqafoi e puthi pa lejen tonë. U larguam pas 30 apo 45 minutave, por më vonë mora një telefonatë nga një përfaqësues i Trumpit, që më ftoi të shkoja vetëm në dhomën e tij. Unë refuzova”, tha Jessica Drake.

Siç rrëfen më pas, zilja e telefonit i ka rënë përsëri e këtë herë ishte vet miliarderi, që i kërkoi të kthehej e të hante darkë me të, e kur përgjigjja e saj sërish ka qenë negative, Trump e ka pyetur: Çfarë do? Sa para do?Oferta që pasoi ishte shuma prej 10 mijë dollarësh dhe përdorimi i avionit të tij privat.

Në konferencën për shtyp, përfaqësuesja e saj dhe dy grave të tjera që akuzojnë Trumpin për ngacmime seksuale, Gloria Allred tregoi edhe një fotografi të Drake me miliarderin.

Ndihmësit e Trumpit reaguan menjëherë duke i cilësuar pretendimet si krejtësisht të rreme e qesharake.

“Donald Trump ka bërë fotografi me mijëra njerëz në shenjë respekti për ta”, thuhet në deklaratë. Ai, as e njeh këtë person, as e mban mend dhe as ka pasur ndonjëherë interes ta njohë nga afër.

Manjati është shprehur më herët se do t’i hedhë në gjyq akuzueset e tij, sapo të përfundojnë zgjedhjet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending