Connect with us

Lajme

 Për një javë Policia në Gjilan ndalon mbi 80 automjete me probleme teknike

Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal në Gjilan, kanë përpiluar Planin Operativ “Kontrolla teknike e jashtëzakonshme e automjeteve”, i cili plan është në zbatim e sipër që ka qëllim identifikimin e automjeteve të cilat qarkullojnë në rrugë e të cilat dyshohet se teknikisht nuk janë në rregull- sidomos mekanizmi drejtues i tyre, frenues dhe ai i ndriçimit, gjendja e pneumatikeve, parafangot, etj., defekte të cilat besohet se janë si faktorë kontribuues të aksidenteve në trafikun rrugor.

Published

on

“Deri më tani të gjitha automjetet që janë ndalur e më poshtë është e specifikuar në mënyrë tabelare, janë dërguar në Qendrat e kontrolleve teknike më të afërta ku janë konstatuar pa rregullsitë teknike dhe janë ndërmarrë masa konform dispozitave ligjore”, thotë Policia e Kosovës, raporton Koha.net.

Nga 13 tetor 2016 deri dje 25 tetor 2016, sipas PK-së, janë shqiptuar gjithsejtë 84 tiketa gjobitëse për ato automjete që kanë rezultuar teknikisht jo në rregull.

Mjetet e kontrolluara motorike në qarkullim, të ndalura dhe të dërguara në “kontrollim teknik të jashtëzakonshëm”, kanë rezultuar jo në rregull gjithsejtë:

Kamionë = 23

Autobusë = 14

Furgonë = 24

Vetura = 23

“Nga këto, 18 kundërvajtje i janë shqiptuar pronarëve të firmave të cilët kanë urdhëruar vozitësit të drejtojnë automjetet në gjendje jo të rregullt teknike, kryesisht autobusë dhe mjete tjera transporti, mallrash apo udhëtarësh”, thuhet më tej në njoftim.

Me qëllim të preventimit nga aksidentet me fatalitet dhe lëndime të rënda, Policia e Kosovës do të jetë e përkushtuar “dhe do të vazhdojmë të punojmë në zbatim të ligjit”.

“Të gjitha mjetet motorike, cilat do qofshin ato që nuk i plotësoj kushtet teknike për qarkullim të sigurt nëpër rrugë, do të largohen nga trafiku, konform normave ligjore”, theksohet në njoftimin e PK-së së Gjilanit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending