Connect with us

Lajme

Për 14 viktima, Serbia paguan 24 mijë euro dëmshpërblim

Published

on

Gjykata Themelore në Beograd ka marrë vendim me të cilin e obligon Republikën e Serbisë që të paguajë dëmin prej 25.9 milionë dinarë (rreth 24 mijë euro) për krimin e kryer nga njësia “Shkorpionë” e MUP-it të Serbisë mbi 14 civilë, gra dhe fëmijë, në Podujevë, në marsin e vitit 1999

Fondi për të Drejtën Humanitare i Natasha Kandiqit në Beograd, ka dalë me një komunikatë për opinionin, të cilën e transmetojnë mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës, sipas të cilës, një gjykatë në Beograd ka sjellë aktgjykimin e parë, i cili drejtpërdrejt e bën përgjegjëse shtetin e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë.

Sipas komunikatës, Gjykata e Parë Themelore në Beograd ka marrë vendim me të cilin e obligon Republikën e Serbisë që të paguajë dëmin prej 25.9 milionë dinarësh (rreth 24 mijë euro) për krimin e kryer nga njësia “Shkorpionët” e MUP-it të Serbisë, pjesëtarët e të cilës kishin pushkatuar 14 gra dhe fëmijë, në Podujevë, më 28 mars të vitit 1999.

Në këtë mënyrë, Gjykata e Parë Themelore në Beograd ka bërë përgjegjëse shtetin e Serbisë për vrasjen e anëtarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi e Gashi, para shtëpisë së familjes Gashi në Podujevë, në marsin e vitit 1999. Krimin, sipas kësaj gjykate, e kanë kryer pjesëtarët e njësisë së ashtuquajtur “Shkorpionët” të MUP-it të Serbisë, e cila ka vepruar gjatë luftës në rajonin e Llapit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Fondi për të Drejtën Humanitare, vlerëson, se “gjykata ka sjellë vendim të drejtë, dhe se në procesin e shkallës së dytë, për shkak të natyrës së rastit, gjykata duhet që shumën e dëmshpërblimit ta harmonizojë me standardet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut për raste të ngjashme”…

 

 

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending