Connect with us

Lajme

PDK-ja në panik, vazhdon sulmet ndaj Dardan Sejdiut

Published

on

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, iu ka drejtuar nënkryetarit të VV-së Dardan Sejdiut dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Duke u tallur me deklaratën e Sejdiut, se do ta padisë deputeten Ganimete Musliu për shpifje, Tahiri ka shkruar se ai me gjithë qejf do ta padiste Ganen në gjyqin ku i ka punuar nëna deri më 1999.

“Nëse mbrëmë e kishte fjalën për padi, se kinse ka fyer ndonjë kolege të Danica Marinkoviqit (kjo e fundit kriminele e njohur e gjyqësisë serbe në regjimin e Millosheviqit, si dhe kolege pune e nënës së Dardan Sejdiut) dhe ka njollosur gjyqësinë serbe të asaj kohe, atëherë për Dardanin padyshim se ky do të jetë një gjyq i fituar dhe interesant!”, është shprehur Tahiri.

Ky është status i plotë i tij:

Patriotët e “bashkimit kombëtar po i njohin gjyqet. Kjo është shenjë e mirë. Por, vetëm ju ka mbetur ta sqarojnë edhe cilat gjyqe i preferojnë?! Dardan Sejdiu me gjithë qejf do ta padiste Ganen në gjyqin ku i ka punuar nëna deri më 1999. Nëse mbrëmë e kishte fjalën për padi, se kinse ka fyer ndonjë kolege të Danica Marinkoviqit (kjo e fundit kriminele e njohur e gjyqësisë serbe në regjimin e Millosheviqit, si dhe kolege pune e nënës së Dardan Sejdiut) dhe ka njollosur gjyqësinë serbe të asaj kohe, atëherë për Dardanin padyshim se ky do të jetë një gjyq i fituar dhe interesant!

Ndërsa, interesante, jo vetëm për Ganen, por edhe për mua është si u bë që të gjithë bijtë dhe bijat e “vërteta” të bashkimit kombëtar kanë arritur të gjejnë çerdhe në Vetëvendosje – kjo vërtetë është për t’u çuditur. A mund të ketë ndërlidhje kjo trashëgimi e lidershipit të ri të Vetëvendosjes me vetë qëndrimin e saj për të mos njohur shtetin, flamurin dhe organet e gjyqësisë së Kosovës, që i refuzonin gjithmonë, përveç kolegëve të kohës së “artë” të nënës së Dardanit nga gjyqet e Millosheviqit.

Si nëna e Dardanit që ka punuar deri më 1999 në organet serbe të “drejtësisë” janë ende edhe shumë mbetje në sistemin tonë të drejtësisë!

Ndoshta aty po i mbajnë shpresat Vetëvendosje dhe Dardani në padinë e tyre. Edhe ashtu, soji i tyre i kanë shërbyer Vetëvendosjes me shumë devotshmëri deri më sot!

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending